Blushi: Donatorët u kthyen në përfaqësues të PS. Prej 2009 s’ka transparencë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2016, 15:36
Deputeti Ben Blushi i ka dorëzuar Grupit parlamentar të PS-së një dokument ku vërteton se ku është shkelur statuti i PS-së. Në një prononcim për median pasi doli nga selia e PS-së Blushi tha se është statuti është shkelur në të paktën 30% .“Kryetari ka një mandat ilegjitim dhe jashtë statutor” tha Blushi duke shtuar se një nga shkeljet ishte dhe fakti se nuk ishte bërë transparencë sa i takon donacioneve me të cilat mbahet kjo parti. Blushi tha se këto donacione nuk janë paraqitur asnjëherë në kryesi dhe janë trajtuar sikur PS të ishte një biznes privatBen Blushi para gazetarëve tha: " Eshtë shkelur parimi i llogaridhënies. Parimi i financimit të partive. Në PS ka 4- 5- 6 vjet nuk dihet çfarë buxheti ka. Me statut ky buxhet dhe donacione duhej të vinin në kryesi, por nuk ka ndodhur" Në dokumentin që ia vuri në dispozicion medias thuhet"Në asnjë rast nuk janë raportuar financimet dhe burimi i tyre duke shtuar dyshimet e opinionit publik dhe anëtarësisë për shpenzimet e PS dhe donatorëve të saj që në disa raste janë kthyer edhe në përfaqësues të PS jashtë çdo norme staturore.Eshtë cënuar parimi i transparencës dhe llogaridhënies së detyrueshme pasi që prej vitit 2009 e në vazhdim shpenzimet dhe donacionet që ka përfituar PS nga individë apo nga kuotat anëtarësisë së saj nuk janë raportuar asnjëherë në kryesi dhe Asamble.Po ashtu buxheti vjetor i PS nuk është miratuar në asnjë rast nga këto forume por është shpërndarë në mënyrë jotransparente në përputhje me statutin, duke i dhënë Partisë Socialiste profilin e një biznesi privat dhe jo të një bashkimi vullnetar individësh.Pika 7. Përdorimi i burimeve të paligjshme për financimin e veprimtarisë së partisë ose në emër të saj dhe përdorimi për qëllime personale i burimeve materiale e financiare të partisë është i papajtueshëm me normat moral dhe organizative të PS sipas shkallës së përgjegjësisë për shkeljen e saj.Blushi premtoi se do të ishte shumë aktiv me daljet para mediave por dhe me takimet e anëtarëve socialistë si dhe kishte mbështetjen e deputetëve të tjerë brenda PS.Ben Blushi: Ky debat brenda PS në cilën nuk jam i vetëm të bëj pjesë nuk është debat i brendshëm brenda partisë, por është më i gjerë. Ju bëj një pyetje: A mund të jetë Shqipëria një vend demokratik kur partitë nuk janë demokratike? A mund të ketë Shqipëria drejtësi, institucione të besueshme dhe Parlament të dekriminalizuar nëse partitë nuk janë të hapura, demokratike, nuk bëjnë zgjedhje, cënojnë të drejtat e anëtarëve të tyre, kthehen në biznes privat dhe fusin në parti për shkak të nevojës për financime të dyshimta, fusin njerëz me të shkuar kriminale, çka jemi e vetmja parti që në 10 vitet e fundit të paktën në Europë që na është kërkuar të dekriminalizohemi. Burimi i pushtetit janë partitë. Nëse uji që ushqen këto lumenj nuk është i pastër institucionet do të jenë të ndotura. Nuk do të ketë drejtësi, pavarësi të gjyqësorit shpresë e besim, konkurencë të lirë nëse partitë tona nuk çlirohen nga ky fenomen 25 vjeçar i kapjes dhe i diktatit mbi partitë. Kjo po ndodh dhe në PS. Zgjedhjet mohohen, anëtarësia nuk pyetet dhe ka një debat të mbivendosurKu eshte shkelur statuti tjeter?Ben Blushi: Eshte shkelur parimi i zgjedhjes, nuk ka zgjedhjeËshtë parimi i papajtueshmërisë së mandateveGjysma e anëtarëve janë ministra e sekretarë, janë mandate të papajtueshme."Kjo nuk është partia e një njeriu" theksoi Blushi duke shtuar se "Ata që do të vijnë nuk mund të trashëgojnë mëkatet tona. Ky precedent që nuk respekton zgjedhjet, nuk respekton forumet, nuk do të zgjidhet më, të ripërsëritet"/Oranews.tv/
Dokumenti i hartuar nga Ben Blushi ku publikohen shkeljet e statutit të PS