Tarifa e sigurimeve, avokatët në Shkodër e Fier: Është e papërballueshme
Avokatët në Shkodër dhe Fier, do t'i bashkohen të hënën protestës ndaj vendimit të qeverisë për rritjen e tarifës së sigurimeve shoqërore për profesionet e lira, duke bojkotuar proceset gjyqësore. Ata e cilësojnë të papërballueshëm tarifën prej 26 mijë lekësh në muaj, ndaj e kanë çuar çështjen në Kushtetuese."Antikushtetues", e ka cilësuar Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë në Shkodër Gjovalin Ulndreaj vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave lidhur me ligjin e sigurimeve për profesionin e avokatit. Sipas tij pagesa është e papërballueshme për rreth 98% të avokatëve, ndërsa shton se për këtë çështje do shprehet kushtetuesja.Gjovalin Ulndreaj: “ Ky ligj do t’i drejtohet gjykatës kushtetuese si anti- kushtetuese. Na akon rreth 262 mijë lekë të paguajmë sigurime shoqërore. Të për paktën 98% të avokatëve është e parealizueshme të paguhet kjo tarifë duke patur parasysh se ka dhe pagesa të tjera përsa i përket bashkisë, zyrave.”Edhe në Fier, avokatët janë mbledhur me urgjencë për të diskutuar vendimin e qeverisë. Sipas kreut të Dhomës së Avokatisë Fier Zenun Hajdërmataj ditën e hënë do të bojkotojnë të gjitha çështjet gjyqësore, përveç rasteve të masave të sigurisë.Zenun Hajdërmataj: “Këshilli drejtues i dhomës kombëtare ka bërë një padi në Gjykatën Kushtetuese për kundërshtimin e vendimit të ministrave. Është një tarifë shumë e papërballueshme për kushtet aktuale duke patur parasysh se i gjithë vendi është në një situatë të vështirë ekonomike. Po të shohësh mënyrën se si po punohet dhe si po veprohet është shumë e papërballueshme.”Të hënën avokatët në të gjithë vendin pritet të bojkojtojnë gjyqet si protestë ndaj vendimit të qeverisë për rritjen e tarifës së sigurimeve shoqërore për profesionet e lira./Oranews.tv/