Lihet i lirë ish-drejtori i Hipotekës në Shkodër, gjykata vendos "arrest shtëpie"

Gjykata e Shkodrës ka lënë në arrest shtëpie ish-kreun e Hipotekës në Shkodër Shkëlzen Berisha, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe kallëzim të rremë. Sipas palës mbrojtëse, Berisha ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe nuk ka qenë i nevojshëm arrestimi i tij.E ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e tij nga ana e policisë, ardhur me kërkesën e prokurorisë së Shkodres dhe ka vendosur në fund masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.Me këtë përfundim doli Gjykata e Shkallës së Parë në Shkoder ndaj ish drejtorit të Zyrës së regjistrimit të pasurisë së paluajtshme Shkelzen Berisha, i cili u arrestua 4 ditë më parë.Prokurori i çështjes Simon Pashuku ka kërkuar vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit përsonal ndaj ish Drejtori të hipotekes Berisha, atë të arrestit me burg për kryerjen e veprave penale të shpërdorimit të dëtyrës ne bashkepunim dhe kallëzimit të rremë.Por kjo kërkesë e organit të akuzës mori reagimin e menjëhershëm të palës mbrojtëse, ku avokati Ilir Golemi e cilësoi të paligjshëm arrestimin e klientit të tij, pasi siç argumentoi ai Shkelzen Berisha ka qënë duke bashkëpunuar me drejtësinë ku për 2 punonësit e tij Spartak Haxhinë me detyre topograf dhe juristin Taulant Bejko ka bërë kallëzim pasi ka konstatuar probleme ne certifikatat e pronesise të lëshuara nga ato, pikërisht për 8 mijë metrat katror në zonën e Thethit.Përveç kësaj mbrotja ka deklaruar se ka qënë vete Berisha, i cili sapo është informuar nga të afërmit se po kërkohej nga policia për t’u pyetur është kthyer nga jashtë shtetit për të qënë në shërbim të drejtësisë, dhe në momentin që ka kaluar pikën kufitare të Muriqanit, në fshatin Oblikë është arrestuar nga policia.Avokati mbrojtës ka përmendur edhe faktin se Berisha ka patur probleme kardiake, për këto shkaqe e ka cilësuar arrestimin e paligjshëm, dhe ka kërkuar nga gjykata të mos caktojë asnjë masë sigurimi ndaj tij.Vetë Berisha në cilësinë e ish Drejtorit të Hipotekës tha përpara trupit gjykues se përveç bashkëpunimit me drejtësinë, ka lajmëruar edhe ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani mbi parregullsitë e bëra nga 2 punonjësit Haxhija dhe Bejko ndërsa pas konsultimit me Manjanin ka vendosur shkarkimin e tyre dhe dërgimin e dosjes në prokurori.Pas shqyrtimi të provave dhe dëgjimit të palëve, gjykatësi Sokol Shehu e ka cilësuar arrestimin e paligjshëm dhe caktoi si masë sigurie atë të arrestit në shtëpi.[caption id="attachment_669432" align="alignnone" width="640"]shkelzen berisha ok Ne foto: Shkelzen Berisha ne sallen e gjyqit[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=pvZxfYpQfGo