Denoncimi ndaj Albetelecom: Kishte mbyllur kontratën në 2014, faturohet i moshuari
Kompania e Albtelecom vijon të shkaktojë pakënaqësi në radhët e klientëve të saj. Një shqetësim vjen nga qyteti i Beratit, ku një klient i moshuar i quajtur Tafil Cani denoncoi rastin në emisionin "Lindon".Ai deklaroi se ka ndërprerë kontratën e telefonisë fikse me Albtelecom që në vitin 2014, kundrejt të gjitha rregullave, por disa muaj me vonë qytetarit i vjen nje faturë prej 30 mijë lekësh detyrim ndaj kësaj kompanie.Tafil Cani: "Për arsye ekonomike në shtator të 2014 e mbylla telefonin. Ndërpremë bisedimet dhe shkova bëra likujdimin. Mbas 1 viti e gjysëm tashi në 28 janar të 2016, më vjen një shkresë që thotë ke edhe 30 mijë lek për të paguar. Nga dalin këto!? I ka nxjerrë kompjutëri mu përgjigjen. Shkova për tu sqaruar dhe," shyqyr më tha që kompjuteri është mbyllur, të ka ndihmuar kompjuteri se kushedi sesa do të paguaje".Kjo që shikoni është edhe kërkesa që Albtelecom i dërgon të Tafil Canit, ku shihet qartë vendosja e disa neneve për të futur në amulli klientin.Sipas kësaj kërkese, ky i moshuar rezulton se nuk ka paguar detyrime gjatë kohës që linja e telefonit ka pësuar difekt.Kjo shihet qartë ku citohet neni 3.1.5 i kontratës së pajtimit. Nëse shohim kontratën në këtë nen, thuhet se "Operatori detyrohet të riparojë defektet teknike dhe të rivendosë ofrimin e shërbimit sipas afateve të përcaktuara." Kjo do të thotë se Albtelecom kërkon pagesë për shërbimin që nuk e ka ofruar gjatë difektit teknik.Ndërkohë qytetarët vijojnë të shprehen te pakenaqur ndaj tarifës fikse prej 700 lekësh të Albtelekom, arsye kjo qe shpeshherë i ka detyruar ta ndërpresin marrëdhenien me këtë kompani." Tarifa është, si e ngrite telefonin, si nuk e ngrite është 7 mijë lekë"." Folëm ose nuk folëm, erdhi internet apo nuk erdhi ne paguajmë 25 mijë lek, shtrenjtë është por çfarë të bëjmë, duhet me folë me fëmijët"."E hoqëm sepse shtuan çmimin"."E kemi përdorur por tani e hoqa, për arsye ekonomike më shumë".Pavarësisht se prej disa ditësh po reklamohet një ofertë e leverdisshme, Albtelecom nuk bëri asnjë përpjekje për të ulur tarifën prej 700 lekësh.