Vodhi 300 mijë paund taksa e sigurime, biznesmeni shqiptar: I lashë në kumar
Një sipërmarrës shqiptar në fushën e ndërtimit i cili jetonte prej vitesh në Britani është dënuar me dy vjet burg për evazion fiskal me vlerë prej 300 mijë paundësh.Mediat britanike raportojnë se 33-vjeçari, Leonard Gjini, kishte themeluar kompaninë e ndërtimit “Leo” në vitin 2010, por që prej atij viti ai nuk kishte paguar taksat, duke mbajtur edhe punëtorët në të zezë, pa asnjë sigurim shoqëror.Mësohet se paratë e sigurimit për punëtorët, Gjini i kishte përdorur për pagesat e hipotekës dhe për të financuar shpenzimet e familjes, edhe pse ai pretendonte se i ka shpenzuar lojëra fati dhe për të përballuar netët e tij gjatë të cilave dilte për të pirë.Me vendim gjykate kompania e tij do të shitet dhe pronat do të sekuestrohen, në mënyrë që të shlyhen detyrimet e ndaj punëtorëve.“Gjini kishte zhvilluar një biznes relativisht i suksesshëm, por kishte ndërtuar një borxh të madh me kohë përmes mashtrimit. Ai e ka mashtruar HMRC dhe ka abuzuar me besimin e klientëve dhe punonjësve të tij. Dështimi për të paguar taksat nuk do të tolerohet dhe se është e padrejtë për bizneset e tjera legjitime të cilët paguajnë taksat e tyre në kohë” shprehen autoritetet.Gjini u deklarua fajtor për evazion fiskal dhe mashtrim me të ardhurat publike në Gjykatën “Croydon Crown” më 26 janar.