Sulmohet me armë lokali në Elbasan, 3 të vrarë , 8 plagosen, u derdhën 65 plumba

Plot dy krëhëra automatiku janë derdhur brenda lokalit në zonën periferike të Krastës në Elbasan, duke lënë të vdekur 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën.Masakra ndodhi rreth orës 19: 54 minuta  të mbrëmjes së 3 shkurtit 2016, kur persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda në lokalin në pronësi të Agron Çapjas, pranë stadiumit “Elbasan Arena” dhe kanë shkaktuar një masakër të vërtetë.Ndonëse policia e Elbasanit zyrtarisht dha informacion mbi masakrën vetëm në orën 13:00 të ditës së sotme, nuk dha asnjë detaj në lidhje me autorët apo motivet e krimit.Grupi hetimor  ka sekuestruar në vendin e  ngjarjes  2 armë zjarri automatik që dyshohet se i kanë lënë  në vendngjarje autorët e krimit,  dy  krehëra pa fisheke dhe një krehër me 26 fishekë  si dhe 65 gëzhoja.14:10- 3 mln lekë kush jep informacion për autorëtPolicia e Shteti ka ofruar 3 mln lekë kush jep informacion të vlefshëm për kapjen e autorëve të Masakrës në Elbasan, ku 3 persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën në një lokal.10:00 Prokuroria merr ne dorë hetiminProkuroria e Elbasanit ka marrë në dorë hetimin për vrasjen e trefishtë në Elbasan, ndërsa dyshimet e para flasin për një hakmarrje mes dy grupeve kriminale që daton prej rreth një dekade.Burime nga grupi hetimor por ende të pakonfirmuara bëjnë të ditur se personat që kanë qëlluar kanë qenë të veshur me uniforma policie.  Teksa kanë hyrë në lokal kanë thirrur policia duke qëlluar qëlluar në drejtim të lokalit. Zyrtarisht nuk konfirmohet. Ka dyshime se mund të kenë qenë vrasës me pagesë[caption id="attachment_669465" align="alignnone" width="640"]lokali sot 3 Ne foto: Lokali nje dite pas vrasjes se trefishte ne Elbasan[/caption][caption id="attachment_669325" align="alignnone" width="640"]viktimat e elbasanit OK Ne foto: Viktimat e masakrës në Elbasan[/caption] Kanë mbetur të vrarë  shtetasit:

  1. Agron Çapja,   50   vjeç, banues në  Elbasan. (babai i tre femijeve)
  1. Ardit Sinakoli ,   27  vjeç,  banues në Elbasan.
  1. Eno Bedalli,  38  vjeç,  banues  në  Elbasan.
Gjithashtu kanë mbetur të plagosur   dhe ndodhen në gjëndje të rëndë shtetasit:
  1. Ardian Zharri,  45 vjeç  banues në Elbasan.
  1. Fejzulla Çapja,  58 vjeç, banues në Elbasan.
  1. Ferit Muca,  42  vjeç  banues në Elbasan
  1. Luan Muca,  47  vjeç ,banues në Elbasan
  1. Bujar Rreshka,  40 vjeç  banues në Librazhd
  1. Florenc Çapja, 35  vjeç  banues në Elbasan
  1. Arnold Çapja, 23 vjeç,  banues në Elbasan
  1. Erdis Sulku,  33  vjeç, banues në Elbasan    
Gjatë gjithë natës Forcat Renea , Fnsh e  Policia e Elbasanit kanë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa në Elbasan, Peqin,  Cerrik, Librazhd e Gramsh por ende nuk ka asnjë të arrestuar.46 persona janë shoqëruar ndërsa është ushtruar kontrolli në mbi 150  garazhe makinash në hyrje të pallateve.Grupi hetimor  ka sekuestruar në vendin e  ngjarjes  2 armë zjarri automatik që dyshohet se i kanë lënë  në vendngjarje autorët e krimit,  dy  krehëra pa fisheke dhe një krehër me 26 fishekë  si dhe 65 gëzhoja.Mësohet se Florenc Capja është në gjëndje të rëndë për jetën. Aktualisht 5 persona të plagosur ndodhen në spitalin e Traumës, një tjetër ka lënë spitalin.Ora News ndoqi moment pas momenti të gjithë ngjarjenOra 13:00 Policia jep versionin zyrtar të masakrës,asnje detaj per autoretPolicia jep zyrtarisht informacion mbi vrasjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme. Mësohet se autorët kanë qëlluar me armë zjarri në ambientet e brendshme të lokalit në pronësi të Agron Çapja. Policia saktëson identitetin e viktimave dhe të plagosurve ndërsa thotë se  materialet I kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprën penale: “Vrasja  në  rrethana  të  tjera  cilësuese  kryer   në  bashkëpunim”   dhe  “Prodhimi  dhe  mbajtja  pa  leje e  armëve  luftarake  dhe  e  municionit”. Nuk jepet as motive asnjë detaj për autorët e krimit.Njoftimi i plote i policiseMë datë 03.02.2016 rreth orës 19:54 ,në lagjen Emin Matraxhiu Elbasan,  persona të pa identifikuar kanë qëlluar  me armë zjarri në ambjentet e brëndshme  të lokalit në pronësi të shtetasit Agron Çapja. Nga  veprimet  e  para  hetimore, në vendin e ngjarjes u gjetën e u sekuestruan  në  cilësinë e provës materiale:
  1. 2 armë zjarri automatik model 56,  me një krehër pa fishekë
  1. Një automatik model 56 ,me një kreher pa fisheke
  1. 1 kreher automatiku model 56, me 26 fisheke
  1. 65 gëzhoja model 56 ,me kapsolla të goditura,
  1. 3 predha calibër 7,62mm.
Grupi  hetimor  po   punon  intensivisht për indetifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjatë  gjithë  natës  Forcat  Renea,  FNSH  dhe  Policia  e  Elbasanit  kanë  ushtruar  dhjetra  kontrolle  në  banesa,   në  Elbasan,  Peqin,  Cërrik,  Librazhd  e  Gramsh. Gjithashtu  janë  kontrolluar  në  akset  rrugore  e  në  qytete  automjete  të  dyshuara  që  mund  të  lëviznin  autorët. Janë  krehur  me  këmbë  zona  kodrinore  e  fushore ku  dyshohej   se  mund  të   fshihenin  autorët  apo  mund  të  kishin  braktisur  makinën. Si  dhe  janë  kontrolluar  mbi  150  garazhe makinash  në  hyrje  të  pallateve. Janë  shoqëruar  për  verifikim  46  shtetas.Një  grup  Specialistësh  të  Krimeve  të  Rënda  në  Drejtorinë  e  Policisë  së  Shtetit,  të  kryesuar  nga   Drejtori  i   Krimeve  të  Rënda,  në  bashkëpunim  me  Specialistët  për  Krimet  e  Rënda  në  Drejtorinë  e  Policisë  Elbasan  si  dhe  me  Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor  Elbasan  po   vijojnë   punën  për  zbardhjen  e  ngjarjes. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Vrasja  në  rrethana  të  tjera  cilësuese  kryer   në  bashkëpunim”   dhe  “Prodhimi  dhe  mbajtja  pa  leje e  armëve  luftarake  dhe  e  municionit” parashikuar  nga  nenet   79,  25  dhe  278/2  të   Kodit  Penal. Ora 10: 57 Gjendet nje arme 500 metra larg lokalit Një armë është gjetur rreth 500 metra larg lokalit. Drejtori i Policisë së Elbasanit Alfred Çepja tha për Ora News se ekspertë nga Tirana do të nisen drejt Elbasanit për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një armë që ka lidhje me krimin apo është armë e vjetër[caption id="attachment_669383" align="alignnone" width="640"]Në foto vendi ku u gjet arma Në foto vendi ku u gjet arma[/caption][caption id="attachment_669456" align="alignnone" width="640"]Në foto arma e gjetur Në foto arma e gjetur[/caption] Ora 09:20 Nëndrejtori i Spitalit të Traumës: 5 të plagosur, një në gjendje më të rëndëNëndrejtori i Spitalit të Traumës ka dhënë një informacion mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga masakra e Elbasanit. Arben Zeneli tha për Ora News se në Spitalin e Traumës aktualisht ndodhen 5 të plagosur. Njëri është në gjëndje të rëndë dhe do i nënshtrohet ndërhyres kirurgjikale. Një ka lënë spitalin Ora 08:40 Janë shoqëruar 46 persona, 65 plumba mbi lokal Ende nuk ka asnjë autor të mësakrës në Elbasan, ku 3 persona u vranë me armë zjarri në një lokal dhe 8 të tjerë u plagosën. Policia informon se në drejtim të lokalit eshte qelluar me 65 plumba.Në lidhje me ngjarjen, policia informon se janë shoqëruar 46 persona për verifikim, ndërsa janë kontrolluar mbi 150 garazhe makinash në hyrje të pallatave.Njoftimi i policisë, 4 shkurt 2016  Gjatë gjithë natës Forcat Renea , Fnsh e  Policia e Elbasanit kanë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa në Elbasan, Peqin,  Cerrik, Librazhd e Gramsh. Gjithashtu janë kontrolluar në akset rrugore e ne qytete automjete të dyshuara që  mund të leviznin autorët.Janë krehur me këmbë zona kodrinore e fushore ku dyshohej se mund te fshiheshin autorët apo mund të kishin braktisur makinën.Si dhe jane kontrolluar mbi 150  garazhe makinash në hyrje të pallateve .Janë shoqëruar për verifikim 46 shtetas.Ndërkohë grupi hetimor  ka sekuestruar në vendin e  ngjarjes  2 armë zjarri automatik që dyshohet se i kanë lënë  në vendngjarje autorët e krimit,  dy  krehëra pa fisheke dhe një krehër me 26 fishekë  si dhe 65 gëzhoja.Një grup Specialistësh të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit të kryesuar nga Drejtori i Krimeve të Rënda në bashkëpunim  me Specialistet për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Elbasan si dhe me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Elbasan   po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.Ora 00: 01 (4 shkurt 2016)   Tahiri në Elbasan, 2 të plagosur në operacion(Në orët e vona dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri udhëtoi drejt Elbasanit. Dy të plagosur që ndodhen në Spitalin e Traumës tashmë i janë nënshtruar operacionit kirurgjikal. Disa oficerë të policisë ndodhen në ambientet e Spitalit të Traumës për të mbledhur prova, e dëshmi, informon gazetarja e Ora News Keti Banushi duke raportuar nga ambientet e jashtme të Spitalit të Traumës në Tiranë. Mësohet se Florenc Capja është në gjëndje të rëndë për jetën. Fillimisht u tha se viktimë kishte mbetur Arnoldi por më pas u sqarua se ai ishte plagosur. Agron Çapja ka gjetur vdekjen në vend, ndërsa Eno Bedalli ka ndërruar jetë në spital. 6 personat e plagosur kanë marrë fillimisht  ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Elbasanit dhe më pas janë sjellë në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, 2 ndodhen në spitalin e Elbasanit.Ora 23:00 Tre prej të plagosurve janë rëndëDrejtori i spitalit të Traumës përmes një komunikate për shtyp informon se kanë mbërritur në spital 6 të plagosur, 3 prej tyre rëndë. Të plagosurit ‘kanë dëmtime në gjoks, në këmbë e kokë. Njëri kishte puls të dobët. Dy të plagosur do i nënshtrohen ndërhyrjes së menjëhershme kirurgjikale. Tre të  tjerë në gjendje të stabilizuar.Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se personat kanë plumba në trup, plagë në krahëror.Ora 23:00 Policia saktëson viktimatAgron Capja Ardit Sinakoli Eno BedalliTE PLAGOSURIT1- Ardian Zharri 2- Fejzulla Çapja 3- Ferit Muça 4- Luan Muça 5- Bujar Reshka 6- Florenc Çapja 7-Arnold Çapja Policia postblloqe ne hyrje e dalje Eshte krijuar perimetri rrethues ku jane bllokuar te gjitha pikat hyrese e dalese me Elbasanin. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur per hakmarrje per ngjarje te ndodhura me pare. Ndërkohë forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bllokuar qarkullimin përgjatë gjithë aksit Elbasan-Librazhd.Mësohet se mes dy grupeve kishte pasur një përplasje tjetër para 10 ditëve. Njëri prej grupeve njihet si “Banda e Tullacëve”[caption id="attachment_669418" align="alignnone" width="640"]masakra e e elbasanit 4 Ne foto: Drejtuesit e larte te policise se shtetit ne vendngjarje[/caption][caption id="attachment_669417" align="alignnone" width="640"]masakra e e elbasanit 1 Ne foto: Drejtuesit e larte te policise se shtetit ne vendngjarje[/caption][caption id="attachment_669416" align="alignnone" width="640"]masakra e e elbasanit 2. Ne foto: Gazetari i Ora News, Klodi Karaj ne vendin e ngjarjes[/caption]Ora 22:37 Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, niset drejt ElbasanitOra 22:21 Atentati në Elbasan, të plagosurit mbërrijnë në spitalin ushtarakNga helikopteri ushtarak i ardhur nga Elbasani kanë zbritur 6 persona të plagosur.[caption id="attachment_669252" align="alignnone" width="640"]helikopteri me te plagosurit1 Ne foto: Te plagosurit mberrijne me helikopter ne spitalin e traumes[/caption][caption id="attachment_669251" align="alignnone" width="640"]helikopteri me te plagosurit2 Ne foto: Te plagosurit mberrijne me helikopter ne spitalin e traumes[/caption][caption id="attachment_669250" align="alignnone" width="640"]helikopteri me te plagosurit3 Ne foto: Te plagosurit mberrijne me helikopter ne spitalin e traumes[/caption][caption id="attachment_669249" align="alignnone" width="640"]helikopteri me te plagosurit4 Ne foto: Te plagosurit mberrijne me helikopter ne spitalin e traumes[/caption][caption id="attachment_669248" align="alignnone" width="640"]helikopteri me te plagosurit5 Ne foto: Te plagosurit mberrijne me helikopter ne spitalin e traumes[/caption][caption id="attachment_669247" align="alignnone" width="640"]helikopteri me te plagosurit6 Ne foto: Te plagosurit mberrijne me helikopter ne spitalin e traumes[/caption]Ora 22:06 Burimet: 5 të plagosur janë nisur drejt spitalit të TraumësMë herët në spital ka mbërritur vetë Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, për të ndjekur nga afër situatën.Ora 21: 20 Policia informoi ne oren se: "Menjëherë në ndihmë të policisë së Elbasanit janë nisur forcat speciale  RENEA, FNSH e Tiranës , FNSH e Fierit. Janë angazhuar forcat policore të komisariateve Lushnje, Fier, Berat,  Durrës.Eshtë krijuar perimetri rrethues ku janë bllokuar të gjitha pikat hyrëse e dalëse me Elbasanin".Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje për ngjarje te ndodhura më parë.  [caption id="attachment_669175" align="alignnone" width="640"]te shtena me arme elbasan Ne foto: Lokali ku ndodhën të shtënat me armë[/caption][caption id="attachment_669232" align="alignnone" width="640"]vrasje ne elbasan Ne foto: Lokali ku ndodhën të shtënat me armë[/caption][caption id="attachment_669231" align="alignnone" width="640"]vrasje ne elbasan3 Ne foto: Xhamat e thyer te lokalit ku ndodhen te shtenat me arme[/caption][caption id="attachment_669178" align="alignnone" width="640"]te shtena me arme elbasan2 Ne foto: Lokali ku ndodhën të shtënat me armë[/caption][caption id="attachment_669177" align="alignnone" width="640"]te shtena me arme elbasan3 Ne foto: Lokali ku ndodhën të shtënat me armë[/caption][caption id="attachment_669184" align="alignnone" width="640"]elbasan plagosje5 Ne foto: Vendi ku ndodhen te shtenat me arme[/caption][caption id="attachment_669185" align="alignnone" width="640"]elbasan plagosje4 Ne foto: Vendi ku ndodhen te shtenat me arme[/caption][caption id="attachment_669186" align="alignnone" width="640"]elbasan plagosje3 Ne foto: Vendi ku ndodhen te shtenat me arme[/caption][caption id="attachment_669187" align="alignnone" width="640"]elbasan plagosje2 Ne foto: Vendi ku ndodhen te shtenat me arme[/caption][caption id="attachment_669188" align="alignnone" width="640"]elbasan plagosje1 Ne foto: Vendi ku ndodhen te shtenat me arme[/caption][caption id="attachment_669192" align="alignnone" width="640"]polici Ne foto: Policia ne vendngjarje[/caption][caption id="attachment_669198" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Policia brenda spitalit te Elbasanit Ne foto: Policia brenda spitalit te Elbasanit[/caption][caption id="attachment_669203" align="alignnone" width="640"]spitali elbasan Ne foto: Pamje nga spitali i Elbasanit[/caption] [caption id="attachment_669244" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pamje nga spitali i Elbasanit Ne foto: Pamje nga spitali i Elbasanit[/caption] (Gazetaret qe punuan per te sjelle ngjarjen: Ne terren: Klodi Karaj, Keti Banushi, Belinda Ruçaj. Në redaksinë online:  Suela Gera, Besjana Kuçana, Ermir Xama, Orgen Bendo, Sidorela Nasi)