Emigrantët, Kruja: Institucionet të marrin masa që mos të kthehemi në vend tranzit

Tashmë është provuar se terroristët po përdorin petkun e klandestinit dhe po kërkojnë rrugë të reja për të mbërritur në Europë. Përballë këtij rreziku, deputeti demokrat, anëtar i Komisionit të Sigurisë, Keltis Kruja, tha në studion e Ora Neës se institucionet përgjegjesë duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të penguar shndërrimin e vendit tonë në urë kalimi.Keltis Kruja: Institucionet përkatëse duhet të marrin masat që Shqipëria mos kthehet në një vend tranziti dhe aq më tepër pastaj duke qenë vend tranziti i këtij kontigjenti sigurisht mund të ndihemi të rrezikuar edhe vetë. Ndërsa duke u ndalur tek rendi e siguria në vend, për demokratët, problemi i madh janë lidhjet kriminale të kryeministrit dhe ministrit të BrendshëmKeltis Kruja: E kemi thënë që problem i rendit dhe i sigurisë këtu nuk janë as kamerat, as ligjet sepse ligje kemi dhe i kemi bërë. Sigurisht nuk janë as forcat policore, problem i rendit dhe i sgurisë është ministri i Brendshëm dhe Kryeministri, që do të thotë lidhjet e tyre kriminale me rrjete shumë të rrezikshme të trafikut.Si deputet i partisë më të madhe në opozitë, Keltis Kruja tha se protestat kundër qeverisë do të vijojnë./Oranews.tv/