Emigrantët mes grevës së taksistëve në Maqedoni dhe asaj të fermerëve në Greqi
Vijon situata e vështirë në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Qindra emigrantë bllokuan autostradën që lidh shtetin helen me Maqedoninë, në formë proteste ndaj vonesave për shkak të grevës së taksive.Refugjatët qëndronin të ulur në mes të rrugës, ndërsa rreth 1 mijë të tjerë u nisën në këmbë drejt kufirit maqedonas.Rreth 80 autobusë u kthyen mbrapsht, teksa në krahun tjetër të kufirit taksistët maqedonas vijojnë të bllokojnë rrugën hekurudhore që dërgon emigrantët në Serbi.Ata kërkojnë që autoritetet të lejojnë refugjatët të udhëtojnë me taksi, duke kundërshtuar vendimin e qeverisë maqedonase që udhëtimi i emigrantëve të kryehet vetëm me tren dhe autobusë.Si të mos mjaftonte greva e taksive në Maqedoni, fermerët grek bllokuan kufirin në shenjë proteste ndaj reformës së pensioneve që po ndërrmerr qeveria e Tsiprasit.Kufiri ka qëndruar i mbyllur për emigrantët, ndërkohë që autoritetet greke kanë urdhëruar autobusët që kryejnë tansportin e refugjatëve të kryejnë shumë ndalesa, me qëllim që mos të ketë mbipopullim pranë kufirit.Mbi 62 mijë refugjatë kanë mbërritur në Greqi nëpërmjet rrugëve detare në muajin e fundit, duke sfiduar temperaturat e ulëta.Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit deri më tani 360 prej tyre kanë humbur jetën në det.