Biblioteka publike në Fier zgjat orarin e punës, hapur edhe pas orës 16:00
Rritja me 30% e kërkesave të lexuesve fierakë për të tërhequr libra nga biblioteka e Fierit ka sjellë zgjatjen e orarit zyrtar deri në 19.00. Sipas drejtuesve të bibliotekës, kjo është një formë nxitje për të tërhequr dhe shtuar sa më shumë numrin e lexuesve.Fier-Rritja e kërkesave për të lexuar apo tërhequr libra nga biblioteka publike e Fierit, ka sjellë zgjatjen e orarit, nga 16:00 që ishte aktualisht, deri në orën 19.00.Petrit Nika Drejtori i Bibliotekës: Ne kemi menduar që shërbimi në biblioteke te zgjerohet deri në orët e vona të darkës, nga ora 08:00 deri në oren 19:00. Me këtë ndryshim orari, biblioteka e Fierit synon të afrojë edhe atë kategori lexuesish të cilët nuk mund ta frekuentonin atë, kryesisht për shkak të orarit zyrtar të administratës që përkonte me atë të institucionit publik të librit.