Strehohen 15 familjet, u evakuuan nga pallati që rrezikonte të shembej
Bashkia e Lezhës i ka strehuar 15 familjet që banonin në pallatin që prej vitesh ishte shpallur i pabanueshëm duke rrezikuar shembjen. Familjet përkohësiht janë akomoduar në një tjetër godinë, ndërkohë që pallati vjetër do shembet nga bashkia, për të bërë një tjetër ndërtesë banimi për të pastrehët.Lezhë-Merr fund frika e banorëve që jetonin në pallatin numër 16 në lagjen "Skëndërbeg" të qytetit të Lezhës, i cilësuar i pabanueshem që prej vitit 2008. Bashkia e Lezhës u ka mundësuar strehimin në një tjeter godine 15 familjëve që jetonin në pallatin qe rrezikonte shembjen.Duhej të ishte ndërhyre 8 vite më parë, por Drejtori e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Jak Pjetri thotë se fatmirësisht u shmang një tragjedi e mundëshme.Pallati në fjalë pritet të shembet nga Bashkia e Lezhës për të ndërtuar një tjetër godinë për familjet e pastreha.