Klinton mposht Sanders me monedhën e fatit, Trump thyhet në Ajoua
Ish-Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton, ka kryesuar garën në Ajoua, edhe pse me vështirësi ndaj rivalit të saj senatorit Bernie Sanders.Diferenca mes rivalëve demokratë ishte e ngushtë, ku Klinton mori 49.8 për qind të votave në raport me 49.6 përqind që mori Sanders, ose 0.2 përqind më shumë.Kandidati i tretë, Martin O'Malley, vendosi të tërhiqet nga gara, pasi regjistroi vetëm 0.6 të votave.Hilari Klinton është shoqëruar nga fati në këtë betejë. Në zona si Newton, Ames, West Branch, Davenport dhe Des Moines, rezultati ka qenë tejet i ngushtë deri në barazim dhe sipas një rregulloreje të brendshme lokale, delegatët janë zgjedhur me anë të hedhjes së monedhës, ku në të gjitha rastet ka fituar Klinton.Por kjo rregullore ka hapur një debat në opinionin publik dhe rrjetet sociale.Por surpriza ka ardhur në radhët e republikanëve. Senatori i Teksasit, Ted Cruz është shpallur fitues me 28% të votave, duke lënë pas rivalin e tij kryesor, Donald Trump, i cili arriti të bënte për vete 24% të elektoratit. Pas tyre u rradhit Marko Rubio me 23% e më pas Ben Carson me 9%.Pas fitores së regjistruar, Kruz u shpreh mjaft i lumtur duke thënë se kjo ishte një fitore e ardhur nga konservatorët kurajozë, kurse Trump i uroi fitoren Kruz dhe tha se ndihet i nderuar me vendin e dytë.Ndërkaq për amerikanët asgjë nuk ka qenë surprizë në garën e parë presidenciale të ajoëas.“E prisja të ishte garë e ngushtë, edhe pse jam mbështetës i Hilari Klinton”, thotë Gina DeSalvo nga Time Squere.“E prisja që gara e demokartëve të ishte e fortë, sepse Hilari Klinton nuk mund të kryesonte”, thotë Robin Sherman, mbështetës i republikanëve.“Nga rezultatet që po shohim, është e vështirë të kuptohet se kush po e mbështet Trump aktualisht”, thotë Rainer Romer nga Nju Jorku.Fushata elektorale e kandidatëve deri tani është shoqëruar me debate të ashpra mbi çështje si siguria kombëtare dhe emigrantët,teksa ka pasur kritika mbi gjuhën raciste e të pamatur të kandidatit republikan Trump, humbja e të cilit në shtetin e Ajouas nuk ishte e pritshme.