Dalin në shitje avionë dhe helikopterë me çmim fillestar 1.1 milionë lekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2016, 10:10
Më 22 shkurt 2016 Ministri e Mbrotjes do të nxjerrë në ankand avionë helikopterë për përdorim jo ushtarak.( Foto ilustruese)Janë 6 avionë të tipit Jak - 18, 3 avionë Mig - 15, Uti - Mig (3 copë), Mig - 17 (4 copë), Uti - Mig 17 (4 copë), Mig - 19 (10 copë), Mig - 21 (6 copë) dhe helikopterë Mi - 4 (4 copë).Vlera fillestare e ankandit 61.400.000 (gjashtëdhjetë e një milion e katërqind mijë) lekë pa tvsh e ndarë në lote.Çmimi fillestar për avionët dhe helikopterët në shitje nis nga 1.100.000 deri në 1.900.000Procedura do të jetë e hapur.Ankandi zhvillohet tek Drejtoria e Ankandeve dhe Prokurimeve, Ministria e Mbrojtjes, Rruga e “Dibrës”, (ish - Shkolla e Bashkuar), Tiranë.