Gjyshja, peshkatari grek dhe aktorja Sarandon, kandidatë për Nobel
Një gjyshe 85-vjeçare dhe një peshkatar nga ishulli Lesbos i Greqisë, sëbashku me aktoren e famshme hollivudiane Susan Sarandon, janë nominuar nga akademikët grekë dhe Komitetit Olimpik Helenik për çmimin Nobel të Paqes.Tre të nominuarit janë zgjedhur në mënyrë simbolike për të përfaqësuar sjelljen dhe qëndrimin e grekëve, organizatave dhe vullnetareve ndaj krizës së madhe të refugjatëve."Paqja është një nga vlerat më të mëdha të njerëzimit, e cila në vetvete përfshin një grup më të gjerë vlerash dhe që njerëzit e Egjeut i kanë mbrojtur denjësisht”, tha Kristodulos Yialourides, profesor në Universitetin Panteon, para gazetarëve në një konferencë për shtyp.Ai shtoi se kjo nuk është rastësi, pasi këta njerëz, pas asnjë dallim, pavarësisht statusit social, kanë rendur çdo ditë në brigjet e ishujve për t’iu dhënë ndihmën e parë të gjithë emigrantëve të dëshpëruar që arrinin me gomone nga Turqia.Gjatë 2015, Greqia ishte porta kryesore për mbi një milionë refugjatë që arritën në vendet e Bashkimit Europian, të larguar nga lufta, persekutimi dhe varfëria në vende si Siria, Iraku dhe Afganistani.Kandidatja Emilia Kamvisi, bijë emigrantësh, u bë e famshme kur fotot e saj duke ushqyer me biberon një fëmijë sirian bashkë me shoqet e veta bënë xhiron e botës.Ajo i ruan fotot si kujtime të shtrenja në shtëpinë e saj.Kurse 40-vjeçari, Stratis Valiamos, ka braktisur qindra herë rrjetat e tij të peshkimit për të ndihmuar emigranëtt e lodhur që arrinin me gomone.Susan Sarandon, të cilën të gjithë e njohim për rolet e saj të jashtëzakonshme, festën e Krishlindjes e kaloi në ishullin Lesbos, duke ndihmuar klandestinët.