SHBA regjistron një rast me virusin Zika, të transmetuar nëpërmjet seksit

Një rast me virusin Zika është raportuar nga Autoritetet Shëndetësore të Teksasit në SHBA.Sipas tyre, personi i cili është infektuar me këtë virus, e ka marrë atë përmes marrëdhënies seksuale me një person tjetër që ishte i infektuar dhe sapo ishte kthyer nga Venezuelë, shkruan BBC.Shumica e rasteve të infektuar me virusin Zika janë nga pickimi i  mushkonjave të cilat e bartin këtë virusi, por mjekët janë të vetëdijshëm se ky virus mund të transmetohet edhe nëpërmjet marrëdhënieve seksuale me persona të infektuar.“Tash që jemi të sigurt se Zika transmetohet edhe nëpërmjet seksit, do të intensifikohen edhe fushatat vetëdijesuese që publiku të mbrojë veten dhe të tjerët”, ka thënë drejtori i departamentit të Dallasit për shëndetësi, Zachary Thompson.