Spitali i Pukës në kushte të mjerueshme, PD kërkon inspektim urgjent
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2016, 08:56
Deputetja e PD-së Albina Deda denoncon gjëndjen e mjerueshme në Spitalin e Pukës duke i kërkuar ministrisë së Shëndetësisë të inspektojë urgjentisht.Përmes një postimi në facebook ajo thotë se në spital nuk funksionon asgjë madje dhe godina është lënë në mëshirë të fatit “të shprehë fytyrën e vërtetë të Rilindjes” shkruan deputetja demokrateAjo poston disa foto ku duken kushtet skandaloze ku bëhet Radiografia dhe RadioscopiaDenoncon gjithashtu mungesën e ilaçeve dhe të mjekëve, ndërsa në laborator nuk ka mjek laboratori, gjithashtu largimin e 49 personave nga personeli.Radiografia dhe as radioscopia nuk punojne dhe pacientët u duhet të udhëtojnë drejt Shkodrës.

/Oranews.tv/