Vrau me thikë vajzën, Kujtim Ibraj i penduar: Nuk kam çfarë të bëj
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të lërë në burg Kujtim Ibrajn, i cili vrau vajzën e tij 17 vjeçe dhe plagosi vajzën tjetër 22 vjeçe. Babai vrasës u shpreh se ishte penduar, ndërsa avokati i tij kërkoi shtrimin në spital psikiatrik të klientit të tij me argumentin se krimi u krye në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit.Ky është Kujtim Ibraj, 56 vjeçari i cili vrau pak ditë më parë vajzën e tij 17-vjeçare dhe plagosi vajzën tjetër 22- vjeçare.Babai vrasës u paraqit para trupit gjykues në Gjykatën e Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë.Prokuroria kërkoi për të “arrest me burg”, ndërsa avokati shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik me argumentin se krimin e kishte kryer nën efektin e alkoolit dhe në gjendje të rënduar psikologjike.Gjatë vijimit të seancës që u zhvillua pa praninë e medias, mësohet se Kujtim Ibraj ka shprehur pendesë për vrasjen e vajzës së tij 17 vjeçe, por nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim në lidhje me rrethanat e krimit."Nuk kam çfarë të bëj", ka deklaruar ai.Në përfundim gjykata vendosi të lërë në burg 56-vjeçarin, deri në përfundim të hetimit.Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 30 janarit në periferi të kryeqytetit në banesën që Kujtim Ibraj e ndante me bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët.Mësohet se çifti ishte divorcuar prej disa muajsh, por jetonin në të njëjtën banesë, gjë që ishte bërë shkak edhe për konflikte të mëparshme.Sipas policisë ngjarja ka ndodhur teksa dy vajzat kanë ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën gjatë një konflikti me 56-vjeçarin i cili kishte në duar edhe thikën me të cilën kreu krimin.[caption id="attachment_668853" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Kujtim Ibraj, vrasesi i vajzes se vet, ne Gjykate[/caption]