Eksportet, deputetët ngrenë si shqetësim proçedurat për prodhimet vendase
Deputetët e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese kanë ngritur si shqetësim pengesat në eksportin e prodhimeve shqiptare.Deputeti i opozitës, Gjergji Papa, mori si shembull eksportin e mollëve të Korçës të cilët përballen me një sërë burokracish.Ndërkohë që zv.Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Ervin Mete, deklaroi se në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare ka hapësira që Shqipëria të ankohet por gjithçka është e lidhur edhe me vendin ku eksportohen.Burokracitë me të cilat përballen prodhimet shqiptare gjatë eksportit ishte një prej shqetësimeve të ngritura nga deputetët në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.Gjatë diskutimit të një marrëveshje në kuadër të anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë u kërkua që Qeveria shqiptare të ndërhyjë për të lehtësuar proçedurat për eksportin e prodhimeve bujqësore.Namik Kopliku: Ne që jemi pjesë e kësaj marrëveshje ngremë ndonjëherë probleme pranë kësaj Organizatës së Tregtisë së lirë? Pasi për shumë gjëra kemi vështirësi të mëdha në produktet tona që shpesh herë nuk i konkurojnë dot produktet që vinë nga bota, por nuk po arrijmë të konkurojmë edhe produktet të vinë rreth e qark Shqipërisë.Gjergji Papa: Pra detyrohen i ekspertojnë mollët në Greqi dhe në Greqi ato ripërpunohen dhe marrin etiketë greke për tu çuar pastaj në Egjipt dhe kjo si të thuash si hallkë e ndërmjetme e ul çmimin e shitjes të produktit vendas. Kur mund të zgjidhet që bizneset tona ti eksportojnë mollët direkt në Egjipt?Zv.Ministri shpjegoi se këto marrëveshje kanë hapësira edhe për ankesa, por gjithçka varet nga vendi me të cilin kryhen shkëmbimet tregtare.Ervin Mete:Po sigurisht që do të duhet të fillojë një diskutim, të arrihet vullneti mes palëve dhe pastaj të kalojë si një marrëveshje e kësaj natyre. Duhet të ketë nevojë dhe për një vlerësim paraprak.Marrëveshja “Për pranimin e protokollit për ndryshimin e marrëveshjes së Marrakëshit që themeloi Organizatën Botërore të Tregtisë”u miratua edhe në Komisionin e Ekonomisë.Kjo marrëveshje synon lehtësimin e tregtisë.