Jordania jep alarmin: Jemi në vështirësi nga mijëra sirianë të ardhur
Mbreti Abdullah i Jordanisë deklaron se vendi i tij është në një situatë të vështirë për shkak të fluksit masiv të mijëra refugjatëve sirianë që kanë mbërritur në vend.Në një prononcim për BBC, mbreti jordanez ka deklaruar se kriza ka vënë nën presion të madh shërbimet sociale, infrastrukturën dhe ekonominë e vendit.Ai kërkoi më shumë ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar për trajtimin e refugjatëve.Nga 4.6 milionë sirianë të regjistruar si refugjatë në Kombet e Bashkuara, 635 mijë i ka strehuar Jordania, teksa sipas Qeverisë jordaneze mbi një milionë të tjerë ndodhen në vend prej kohësh, përfshirë ata që emigruan në Jordani para kryengritjes në vitin 2011.Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar 7.7 miliardë dollarë për të financuar operacionet e ndihmës për 22.5 milionë njerëz në Siri dhe vendet fqinje gjatë vitit të ardhshëm.Mbreti Abdullah tha se jordanezët po vuajnë si rezultat i fluksit, me 25% të buxhetit të shtetit të shpenzuar për të ndihmuar refugjatët, shërbime publike nën tendosje dhe shumë vendas po luftojnë për një vend pune.Gjendja psikologjike e popullit të Jordanisë, sipas Mbretit të tyre, është në pikën e vlimit.Mbreti Abdullah hodhi poshtë kritikat nga bashkësia ndërkombëtare mbi ngurimin e Jordanisë për të pranuar 16.000 refugjatë sirianë të bllokuar në një zonë të largët të shkretë në kufirin e saj verior.