Të drejtat e autorit, grupet e interesit: Drafti i pakonsultuar, Ministria ta rishikojë

Grupet e interesit i kërkojnë Ministrisë së Kulturës të rishikojë projektligjin për të drejtat e autorit, pasi sipas tyre ai cënon të drejtat e shoqërive që ata përfaqësojnë. Në Komisionin e Medias, shoqatat theksuan se drajfti i sjellë nuk ka kaluar në fazën e konsultimit me ta.Ligji për të drejtat e autorit nuk është konsultuar me grupet e interesit, ndaj dhe Ministria e Kulturës duhet ta rishikojë atë.Ka qenë kjo kërkesa e grupeve të interesit në Komisionin e Medias, sipas së cilëve drafti i sjellë nga Ministria e Kulturës ka mjaft probleme dhe cënon të drejtat e autorit.“Ky ligj nuk është as për autorin, as për mbajtësin, as për titullarin”.Roza Kaziaj: Ky draft-ligj nuk është konsultuar, ne nuk jemi konsultuar, nuk jemi vënë në dijeni ose nuk kemi bërë asnjë takim.“Për interesa të x apo y dhe të diskriminohen këta përdorues dhe këta operatorë, kjo është e padrejtë”.Petrit Ymeri: Kërkojmë që të rikthehet për një punim të thellë. Në këtë projektligj inkurajohet fotokopjimi, vjedhja e të drejtës së autorit.Për këtë arsye ata kanë kërkuar krijimin e një sporteli, i cili në mënyrë transparente të merret me të drejtat e tyre.“Të krijohet një sportel, shteti nuk është kaq i pafuqishëm sa të lejohen Agjensi të tilla që ndryshe e ka adresën dhe në vend tjetër e kryen shërbimin.Çdo gjë që do të mbledhin këto Agjensi duhet të jetë transparente, ta shpërndajnë atje ku shkon autorëve, përdoruesve etj.Kryetari i Komisionit të Medias, Genc Pollo, kërkoi nga grupet e interesit që të përpilojnë të gjitha vërejtjet e tyre për draftin për të drejtat e autorit në mënyrë që ato të konsultohen në ditët në vijim me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës.