Mbërrin i vdekur në spital me plumb në qafë, familjarët: U vetëvra me kallashnikov

Ka mbërritur i pajetë në spitalin rajonal të Shkodrës, me një plumb të marrë në pjesën e qafës.Martin Kola (Stragu) 80 vjeç u soll i vdekur nga familjarët e tij, ndërsa ngjarja fillimisht u dyshua për një vrasje.Por dëshmitë e familjarëve dhe hetimet e para të policisë në fshatin Grudë e Madhe të njësisë administrative rrethina, hodhën poshtë pistën e vrasjes, pasi të gjitha të dhënat nxorën se 80 vjeçari i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me një kallashnikov në banesën e tij.Në vendngjarje uniformat blu kanë gjetur një armë zjarri të mbushur e tipit "Kallashnikov" si dhe gëzhojën që i mori jetën të moshuarit.Menjëherë ka nisur marrja në pyetje e familjarëve, ndërsa hetimet vijojnë për të mësuar rreth shkaqeve që quan 80 vjeçarin drejt aktit të vetëvrasjes.Sipas dëshmive të para, ai ka qënë i vetëm në momentin që i ka dhënë fund jetës dhe vetëm pasi kanë dëgjuar të shtënat, të afërmit e kanë parë të moshuarin të shtrirë përtokë.Menjëherë ata kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, duke e sjellë për në spitalin e Shkodres, por rrugës ai ka ndërruar jetë.Në përfundim të hetimeve policia lokale do të dalë me konkluzionin përfundimtar të kësaj ngjarje të rëndë.[caption id="attachment_666509" align="alignnone" width="553"]3534176 Në foto : Policia në banesën e viktimës Martin Stragu[/caption]kepuca/Oranews.tv/