Kryqëzimi i Blinishtit, Administratori: Të hiqen barrierat, rrezikojnë banorët

Autoriteti Rrugor duhet të ndërhyjë menjëherë për heqjen e barrierave në kryqëzimin e Blinishtit në Lezhë, pasi janë një burim i sigurtë për aksidente.Kështu është shprehur Administratori i Blinishtit, Sokol Luku, sipas të cilit rrezikohet seriozisht jeta e banorëve që lëvizin nga fshtrat e kësaj zone.Sokol Luku: Akoma nuk dihet saktë që një firmë ka ndërtuar mbrojtjen, një firmë tjetër ka ndërtuar sinjalistikën, Autoriteti Rrugor nuk e ka marrë akoma në dorëzim dhe nuk dihet kush është përgjegjës për këtë. Në çdo moment ky është rrezik dhe ne po hyjmë në sezonin e pranverës ku fillojnë mbjelljet dhe fshatarët me e sjell bazën ushqimore për bagëti është tepër e rrezikshme.Me vendosjen e barrierave rreth 1 muaj më parë është ulur ndjeshëm e fushëpamjes për mjetet që dalin nga rruga dytësore për në superstradë, pasi këndi i daljes është 90 gradë.