Arrestohen 2 shqiptarë kapen me mbi 3 kg kokainë

Skuadra antidrogë e policisë italiane e qytetit Forli me urdhër të Prokurorisë Italiane ka arrestuar dy vëllezërit shqiptarë Fatlum Ramaj 22 vjec e Edison Ramaj 31 vjec, rezidentë në qytetin e Riminit, me akuzën e trarfikut të lëndëve narkotike.Nën zotërimin e dy shqiptarëve policia italiane ka sekuestruar 3.4 kg kokainë, 10.5 kg hashash e 2 kg maarijuanë. Lënda narkotike do vlente në treg rreth 900 mijë euro.Arrestimi i dy shqiptarëve është pjesë e operacionit "Elite", shtrirë në rajonin e Emilia Romanjës, e nisur prej kohësh nga Policia Italiane, falë të cilit janë sekuestruar sasi të konsiderushme lënde narkotike.Prej disa javësh investiguesit italianë ishin në gjurmët e dy shqiptarëve të cilët konsideroheshin figura të njohura në tregun e drogës në qytetin e Riminit. Cdo ditë dy vëllezërit kryenin disa udhëime nga Rimini drejt qytetit të Czenës.Fatlum Ramaj udhëtonte me motor duke u siguruar për pagesën e dorëzimin e drogës, ndëra Edison Ramaj me një automjet të tipit Volsëagen transportonte lëndën narkotike në vendin e takimit me të vëllain.Në momentin e arrestimit në bagazhin e automjetit të tij është gjetur lënda narkotike e fshehur në dy canta ndërsa në dy qese celefoni ishin fshehur 104 mijë euro si dhe një pistoletë e tipit 38 Colt Cobra.Momentalisht dy vëllezërit shitpar gjënden në gjëndje arresti në burgun e qytetit Forli.unnamed (1) unnamed (2) unnamed (3)/Oranews.tv/