KLSH, në katër vite dëmi në buxhetin e shtetit mbi 1 miliard euro

Buxheti i shtetit ka pësuar një dëm në shifra kolosale gjatë një periudhë katër vjeçare.Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar përmbledhjen e auditimeve të realizura gjatë kësaj periudhe të cilat arrijnë në mbi 1 miliard euro.Kështu dëmi për parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera shkon në shifrën totale 919.91 milionë euro.Ndërsa dëmi për shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara shkon në shumën totale 257.7 milionë euro.KLSh nënvizon se vetëm gjatë periudhës 2012-2015 janë kallëzuar penalisht 527 persona.Në buletinin përmbledhës ky institucion bën me dije se në 12 muaj ka kryer 174 auditime nga të cilat 158 janë të përfunduara.Në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurive shtetërore shkeljet e konstatuara vlerësohen gjithësej në 733.4 mln euro.Sipas raportit dëmi më i madh financiar ka ardhur nga çështja CEZ ku për shkak të marëveshjes së privatizmit dëmi llogaritet në vlerën e 479 milion eurove.Në lidhje me këtë çështje Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar ngritjen e një komisioni me ekspertë "ad hoc" për të përll ogaritur dëmin pas ngritjes së dyshimeve për këtë shifër.Më pas përsa i përket dëmeve të shkaktuara në buxhet vjen ,evazioni dhe kontrabanda.Në sektorin e tatim-taksave shkeljet në katër vite kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej 92 mln euro.Në sektorin e doganave dëmi vlerësohet 31 mln euro.Në fushën e prokurimeve sipas auditimit të KLSH dëmi vlerësohet 19 mln euro.Problemet me te medha sipas Kontrollit te Larte të Shtetit konstatohen ne sektorin e prokurimeve me 37%, kthimi i prones dhe privatizimi me 29%, tatimet 2% .Numri më i madh i auditimeve është realizuar në njësitë e qeverisjes vendore dhe zënë 29% të totalit të auditimeve; Auditimet në ministritë dhe institucionet qendrore zënë 16% të totalit të auditimeve; auditimet në drejtoritë e degët e tatimeve e doganave zënë 8%; në institucionet financiare dhe në shoqëritë me kapital të përbashkët shtetëror 9%; në njësitë dhe projektet me financime të huaja 5%; në subjektet të mbrojtjes së mjedisit 2% .klsh/Oranews.tv/