PD 23 rekomandime, Malltezi: Referendum për parkun Rinia dhe Liqenin Artificial
Partia Demokratike ka mbajtur një tryezë për mjedisin, ku janë evidentuar problematikat kryesore në këtë sektor. Në fjalën e tij, sekretari i PD për mjedisin Jamarbër Malltezi ka deklaruar se ndotja në vend ka arritur nivele alarmante, duke nënvizuar se mushkëritë e Tiranës janë në rrezik për këtë opozita do të kërkojë mbajtjen e referendumeve lokale për mbrojtjen e parkut Rinia dhe atë të Liqenit, ku janë planifikuar disa projekte.Partia Demokratike ka kërkuar mbajtjen e referendumeve lokale për mbrojtjen e parkut Rinia dhe atë të Liqenit. Gjatë tryezës së mbajtur me ekspertë të mjedisit, Sekretari i PD Jamarbër Malltezi dha alarmin për ndotjen e lartë të mjedisit, teksa ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve.Malltezi: “Që në këtë moment këto ndërhyrje që i bëhen mushkrive tona si risi nga Partia Demokratike, ne sugjerojmë referendum lokale. Referendum lokal të qytetarëve të njësisë bashkiake nr 2 për të lejuar apo jo ndërtime në dy anët e korpusit të universitetit dhe referendum lokal të qytetarëve të njësisë bashkiake numër 10 për të lejuar apo jo ndërtimin e parkingut në Parkun Rinia.”Në rekomandimet prej 23 pikash, Malltezi renditi gjithashtu ndotjen masive që ka sipas tij në bregdetin e Durrësit, mosrespektimin e moratoriumit të gjuetisë si dhe mungesën e mekanizmave për monitorimin e ajrit.Malltezi: “Moratoriumi i gjuetisë nga njëra anë në letër ne kemi moratorium për gjuetinë por në fakt ajo që ndalon vetëm gjuetinë e kontrolluar. Moritorimi i cilësisë së ajrit nuk kryhet fare në Tiranë që prej 2013 ndonëse ishin ngritur 2 stacione të përhershme të monitorimit të cilësisë së ajrit.”Pas tryezës se mbajtur për herë të parë me ekspertë të posaçëm të mjedisit, PD do të organizojë disa dëgjesa publike me grupet e interesit dhe shoqërinë civile të dalë në muajin mars me një propozim final për ndërhyrjet që duhet të bëhen në mjedis. /Oranews.tv/