Higjiena e shkollës në Bardhaj, po s'u pastrua do mbyllet
Drejtoria e shëndetit publik dhe Bashkia e Shkodrës kanë reaguar pas lajmit në Ora News për ngërcin e krijuar me higjienën si pasojë e mospagesës së dy sanitareve prej të paktën 13 muajsh. DSHP ka lënë afat deri më 3 shkurt për sistemimin e higjienës së shkollës, në rast të kundër rrezikon mbylljen. Ndërkohë Bashkia e Shkodrës shpjegon se sanitaret nuk kanë kontratë me këtë institucion.Inspektorët e Drejtorisë së Shëndetit Publik kanë reaguar për situatën katastrofike në shkollën 9 vjecare të Bardhajve,ku marrin dije 600 nxënës. Inspektoriati ka lënë afat deri me 3 shkurt që të sigurohet higjiena e munguar, në të kundërt shkolla rrezikon mbylljen.Edhe bashkisë Shkodër iu desh publikimi i këtij rasti në Ora News, që të ndërhynte duke dërguar detergjente dhe sanitare për pastrimin provizor të shkollës. Nën kryetari Dritan Meta shpjegoi se sanitarja e kësaj shkolle nuk ka asnjë kontratë me bashkinë.Kjo ndërhyrje e bashkisë sërish nuk e zgjidh situatën nëse nuk miratohet organika e re për shkollat, ku të parashikohen sanitaret dhe rojet, pasi pjesa më e madhe e këtyre institucioneve vuajnë të njëjtën problematikë.