Djegia e barakave të romëve, Bashkia banesa provizore prej druri në zonën e Shkozës

2 ditë pas shkrumbimit nga zjarrit të barakave të romëve në zonën e Shkozës, Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e shtëpive provizore prej druri.Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social tha se në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe bizneset është ofruar ndihmë për veshmbathje dhe ushqime.Bashkia do të hartojë një plan afatgjatë të strehimit të komunitetit rom, të cilët jetojnë në vështirësi.Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e banesave provizore prej druri për banorët e komumitetit rom, barakat e të cilëve janë djegur dy ditë më parë.Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, Besjona Dede tha se në bashkëpunim me partnerët privatë dhe me shoqërinë civile do të ofrohet mbështetje me ushqim dhe veshmbathje.Besjona Dede: 11 familje ngelën pa strehë dhe në kushte shumë të vështira jetese. Duke përllogaritur motin e ftohtë dhe shiun, si dhe pamundësitrë për t’u strehuar, Bashkia e Tiranës mori masa për t’i strehuar atë natë dhe natën pasardhëse, pranë Qendrës Sociale të Bashkisë, duke i’u ofruar edhe çadra për strehim, duke u ofruar ushqim dhe veshmbathje për familjet që u prekën.Bashkia synon të strehojë edhe familje të tjera rome, të cilat jetojnë në vështirësi.Besjona Dede:Me rindërtimin e barakave, të cilat do të jenë një strehim provizor për këto familje dhe për të gjithë komunitetin , pasi për një periudhë të shkurtër kohore ky komunitet do të ketë mundësi të jetojë në kushte më të mira jetese, si pasojë e aplikimit të një plani për sistemimin e jetesës së komunitetit rom. Plan, i cili do të synojë , jo vetmë përmirësimin e kushteve të jetesës, por edhe fuqizimin e familjeve , krijimin e mundësive për arsimim dhe shërbim shëndetësor.Bashkia do të hartojë një plan për sistemimin e jetesës së komunitetit rom.2 ditë më parë rreth 10 barka në zonën e Shkozës janë përfshirë nga flakët duke lënë të pastrehë familjet rome.Bashkia bëri pastrimin e zonës dhe për emergjencë vendosi strehëzat prej druri.88d2d995-3546-4527-997a-fd5784a25761 7a4378ec-8b99-4225-a02e-c2858bbdad67