Droga në autobusin e FRESSH-it, FRPD:Dekriminalizimi të shtrihet më gjerë

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me kapjen e lëndës narkotike nga autoritetet turke në autobusin e Forumit Rinor Socialist Shqiptar, në të cilin udhëtonin 40 studentë.Përmes një reagimi të shkurtër, FRPD shprehet se "Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, njëkohësisht zv. Kryetar i FRESSH, gjen mënyra të reja të punësimit të të rinjve socialiste...." “Trafikant droge profesioni më i pëlqyer i drejtuesve socialistë. Mesa duket dekriminalizimi duhet shtrirë edhe më gjerë!” theksohet në reagim.Një autobus i Forumit Rinor Socialist Shqiptar me 40 te rinj është ndaluar nga policia kufitare e Turqisë, pasi në të është gjetur një sasi droge.Pas kësaj autoritetet turke arrestuan shoferin e mjetit dhe shoqeruan në komisariat studentët dhe nënkryetarin e FRESSH, Artur Micko.Mësohet se autobusi ishte nisur nga Tirana në drejtim të Stambollit, ku për të arritur në destinacion duhej të kalonte përmes tokës greke.Për shoferin, mësohet se është marrë masa e paraburgimit pasi u ndalua në kushtet e flagrancës.Ndërkohë, nuk dihet ende nëse policia turke do të arrestojë ndonjë person tjetër nga ata që ishin udhëtarë në mjet, pasi nuk dihet ende lidhja e tyre me sasinë e drogës të gjetur në autobus.