Targat me çip, Haxhinasto: Po studiohet projekti i kompanisë nëse ka interes publik
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, nga Saranda reagoi në lidhje me konçesionin e targave me çip.Ministri sqaroi sërish se një kompani private e ka sjellë projektin, i cili po shqyrtohet nëse ka interes publik.Haxhinasto: Do të shikojmë nëse është në interes publik, ndërkohë presim vlerësimet edhe nga institucionet e tjera të cilat angazhohen për këtë çështje, nga Komisioneri për të Dhënat Personale, nga Autoriteti i Konkurencës dhe pasi të konkludojnë të gjitha institucionet do të shikojmë nëse ky propozim ka interes publik.Në Sarandë, Ministri Haxhinasto, inspektoi punimet në portin detar, Ujësjellësin dhe landfilldin e Bajkajt.Ai tha se falë investimeve në port, është rritur me 20% numri i pasagjerëve në terminal dhe numri i kroçerave.Haxhinasto: Porti i Sarandës ka pasur disa investime të rëndësishme vitet e fundit të cilat i kanë dhënë mundësinë dhe kapacitetet për të pritur anije kruzera dhe është një gjë shumë pozitive që dy vitet e fundit ka pasur rritje rreth 17-20% në vit të pasagjerëve që kanë ardhur edhe me këto, kruzerat.Gjatë inspektimit të punimeve për depon e re të Ujësjellësit në Lëkurs, Haxhinasto kërkoi që kjo vepër të garantojë ujë 24 orë për qytetin dhe se duhet të jetë gati para çeljes së sezonit turistik.