Tahiri inspekton repartin e ri të RENEA-s: Në dispozicion 150 mijë metra katror
Ky do të jetë ambienti ku do të qëndrojnë dhe do të stërviten forcat elitë të repartit RENEA në Tiranë.Mbi 6 mln euro të dhëna nga buxheti i shtetit dhe BE është ngritur një infrastrukturë moderne.Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako kanë inspektuar këtë të premte punimet të cilat janë në fazën përfundimtare.Tahiri: Punimet janë thuajse në fazën e mbylljes. Bëhet fjalë për mbi 150 mijë metra katrorë në dispozicion të RENEA-s. Reparti i ri do jetë tërësisht i modernizuar dhe i pajisur me të gjitha pajisjet bashkëkohore për të lejuar jetesën normale të trupave dhe stërvitjen e vazhdueshme, në mënyrë që përgatitja e RENEA-s të jetë gjithmonë në ritmin e standardin e duhur, njëlloj si homologët e kësaj trupe në të gjitha vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian. Është një ndër investimet që na bën krenar për policinë që duam dhe për standardin e ri të shërbimit që po krijojmë në polici.Reparti është i pajisur me fjetore, palestër pishinë dhe si një pistë për helikopter.