Pranimet në Universitete, MAS propozon mesatare nën 6.5

Në vitin e ri akademik 2016-2017 do të ketë formulë të re të hyrjes në universitet. Ministrja e Arsimit thotë se nota mesatare mund të jetë më e ulët se 6.5 si kusht të parë, por universitetet do të kenë kriteret e tyre të pranimit dhe mundësia më e madhe do të jetë në favor të nxënësve që kanë mesatare më të lartë. Nuk do të ketë më konkurse për pranimet në institucionet e arsimit të lartë, në përjashtim të universiteti të Artit dhe të Sportit.Ministria e Arsimit propozon një mesatare mbi 6.5 si kusht kryesor për maturantët që duan të ndjekin studimet e larta. Por, mesatarja dysheme do të vendoset pas një konsulte me drejtuesit e universiteve të cilët kanë përcaktuar edhe kriteret e reja të pranimeve në institucionet e arsimit të lartë. Por edhe universitetet në varësi të kuotave të reja do të përcaktojnë dhe mesataren e tyre për gruplëndët e profilit.Nikolla: Nuk është as 6.5 as 7.5, nota mesatare do të jetë më e vogël për këtë vit të parë. Kjo gjë do tju bëhet me dije sepse ne po marrim edhe mendimet e universiteteve.Gjatë një takimi me maturantët e gjimanazeve të kryeqyetit, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se kriteri i mesatares do të ndiqet dhe për universitetet jo publike. Ndërsa për provimet e maturës shtetërore, autoritete e arsimit thanë se do të jenë 5 testime të detyrueshme.Malaj: Të 5 provimet janë provime, të cilat janë dalëse.Maturanët ishin të paqartë nëse me ligjin e ri të arsimit të lartë, do të paguanin më shumë seç aktualisht studentët për programet e studimit.Nikolla: Ligji përcakton vetëm këtë gjë, që tarifat e studimit përcaktohet nga universitetet dhe ju do ta keni secili prej jush nga universitet krahas kriteret edhe tarifat e studimit, që mund të jenë kaq sa janë, me pak ose disi me të rritura.Nuk do të ketë më konkurse për të hyrë në universitet në përjashtim të universiteteve specifike si ai i arteve dhe i sporteve.