Tregtarët ankimojnë në Kushtetuese Kodin Penal për burgosjen e biznesit

Shoqata për mbrojtjen e tregtarëve ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, të cilat parashikojnë burg për bizneset që kapen me shkleje.Shoqata ka kërkuar pezullimin e neneve që parashikojnë këto masa deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të tregut ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ankimimin në lidhje me Kodin Penal i cili parashikon burg për bizneset që kapen me shkelje.Në kërkesën e dorëzuar në Kushtetuese kërkohet pezullim i neneve që parashikon dënimin me burg për bizneset derisa të merret një vendim perfundimtar i Gjykatës Kushtetuese.Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve argumenton se ndryshimet në Kodin Penal kanë renduar ndeshkimin ndaj personave qe ushtrojne veprimtari private, ne drejtim te biznesit te vogel apo te madh.Sipas shoqatës, pas revokimit të masës së denimit me gjoba janë shtuar paragrafe të cilat parashikojnë dënimin që shkojnë deri në 10 vite burg.Keto ndryshime vleresohen nga Shoqata si raste qe vijne ndesh me parimet baze kushtetuese te nje shteti demokratik jashte çdo standarti ligjor te parimeve baze, mbi te cilat mbeshtetet pjesa e pergjitheshme e Kodit Penal. Bizneset që nuk deklarojnë punonjësit dhe ato që ushtrojnë aktivitete të paregjistruara në organet tatimore do të dënohen deri në 3 vite burg.Sipas draftit tregtimi dhe hedhja për konsum e nënprodukteve të falsifikuara të naftës do të dënohet me 5 vite burg, ndërsa bizneset që kapen për kontrabandë rrezikojnë deri në 10 vite burg.Ndërkohë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka dorëzuar një tjetër ankimim në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e supergjobave ose ato të procedurave tatimore që aktualisht është pezulluar nga kjo gjykatë bazuar në një tjetër padi të Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve.