Privatizimi i INSIG, Zhupa: Procedurat pa vlerë, fituesit janë paracaktuar

Kompania e sigurimeve INSIG, sipas demokatëve është prona publike e radhës që Kryeministri Edi Rama po ua merr shqiptarëve duke ja dhuruar klientëve të tij. Zëdhënësja e selisë blu Ina Zhupa, tha se qeveria ka hapur garën për privatizmin e kompanisë së sigurimeve, por i gjithë procesi është fiktiv pasi janë paracaktuar fituesit.Partia Demokratike, akuzoi  Kryeministrin Edi Rama, se po kërkon  të  privatizojë tek miqtë e tij  kompaninë shtetërore të  sigurimeve INSIG. Zëdhenësja Ina Zhupa, tha se procedurtat e privatizimit janë pa vlerë  pasi fituesit janë paracaktuar.Ina Zhupa: Kompania e sigurimeve INSIG, pritet të privatizohet dhe pronarët e rinj janë paracaktuar.Procedurat do të jenë të kota e pa vlerë, pasi ky aset shtetëror me vlerë dhjetra milionë euro, do ti jepet miqve të kryeministrit.Pronarët e rinj të INSIG pritet të jenë Gon Papuli dhe Gaz Demi.INSIG, sipas demokratëve është  pasuria e radhës  që Kryeministri Edi Rama po iu grabit shqiptarve, ndaj kërkoi nga qytetarët që të reagojnë dhe të largojnë qeverinë.ina zhupa/Oranews.tv/