Cani: Do tërheqim tatimorët nga terreni, kontroll bizneseve të mëdha sipas analizës së riskut

Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit, ministri i Financave Shkëlqim Cani ka deklaruar se faza e dytë e nismës anti informalitet do të fokusohet te biznesi i madh. Kontrollet te këto subjekte do të bëhen në bazë të analizës së riskut. Sipas Canit, tatimorët do të tërhiqen nga terreni dhe verifikimet do të bëhen nga zyra dhe për këtë do të shërbejë edhe platforma e re e TVSH-së. Bizneset i kërkuan ministrit që kasat fiskale që kanë blerë, të adaptohen me këtë platforme, që të mos kenë kosto shtesëTirane- Pas bizneseve të vogla, rradhën e kanë kompanitë e mëdha për t’u vendosur në fokus të nismës anti informalitet të qeverisë. Gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit, ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka deklaruar se faz a e dytë e operacionit do të përqëndrohet në këto biznese, ku kontrollet do të bëhen në bazë të analizës së riskut.Kryefinancieri Cani ka shpjeguar se për të eleminuar kontaktet e tatimorëve dhe bizneset do të shërbejë edhe platformë e re e TVSH-së.  Sipas tij, qëllimi kryesor është tërheqja e tatimorëve nga terreni, megjithëse edhe kjo nuk do të jetë e lehtë për t’u realizuar.Shkëlqim Cani: Kemi dhe riorganizim të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për nga aspekti I punonjësve të tatimeve që janë në terren. Do I tërheqim dhe do shohim mënyrën që të bëhet vlerësimi mbi bazën e rriskut. Dhe do të vijmë tek biznesi për çështje konkreteMë pas, takimi i ministrit Cani me biznesin vijoi me dyer të mbyllura, burimet nga takimi bëjnë të ditur për Ora News se u diskutua për platformën e re të TVSH-së që do te jepet me partneritet publik privat.Shkëlqim Cani:  Ne duam të tërheqim nga terreni edhe nga rrethet dhe ti kemi të përqëndruar në Tiranë, por s’kemi zyrëBiznesi ngriti shqetësimin e adaptimit të kasave fiskale me platformën e re që të mos ketë kosto shtesë, ndërsa ministri Cani ka premtuar zgjidhjen e këtij problem përpara zhvillimit të tenderitcani/Oranews.tv/