Takim me trupën inspektuese, Dritan Ylli: Trajtim korrekt të ankimimeve
Kreu i inspektoriatit të punës Dritan Ylli ka zhvilluar një takim me trupën inspektuese te Elbasanit i cili kishte për qëllim monitorimin e trajtimit të ankimimeve që vijnë nga punonjësit.Ylli kërkoi që çdo ankimim të shqyrtohet me korrektesë dhe përgjigjia të jetë brenda afateve ligjoreDritan Ylli: “Nuk duhet të lejojmë tejkalimet e afateve ligjore në trajtimin korrekt të ankimimit.Çdo vonesë apo çdo zvarritje do konsiderohet mungesë serioziteti,profesionalizmi apo më keq akoma ndonjë tendencë për marrëveshje të paligjshme apo korruptive në mes të palëve.”Kreu i Inspektoriatit të Punës paralajmëroi masa të ashpra për inspektorët të cilët do të abuzojnë me trajtimin e ankimimeve të punonjësve:Dritan Ylli: “Nuk do të lejojmë dhe nuk do të tolerojmë asnjë rast abuzimi me trajtimin korrekt të ankimimeve dhe do merren masa të ashpra për çdo inspektor që do ketë përgjegjësi në ndonjë trajtim abuziv.”Ylli u bëri apel qytetarëve që t’i drejtohen institucionit që ai drejton për çdo shqetësim që kanë në vendin e punës. /Oranews.tv/