Falet gjaku i dy vëllezërve, myftiu: Gjesti i familjes Shkami, model i Islamit

Gjesti i faljes së gjakut të fisit Dushaj, nga familja Shkami në Drisht të Postribës është cilësuar si shembull besimi dhe model i Islamit për të cilin ka nevojë sot shoqëria shqiptare.Myftiu i Shkodrës Imam Muhamet Sytari, zgjodhi faljen e kësaj të premte ta bëjë në xhaminë e fshatit Drisht të Postribës, ku në emër të besimtarëve mysliman falenderoi familjen Shkami për këtë akt.Imam Muhamed Sytari, myfti i Shkodrës:  Lajmi i bërë public që burrat e këtij fisi me këtë emë, liruan nga gjakmarrja familjarët dhe fisin e personit që preku në shpirtin e tyre, jo vetëm që mbushi me emocion besimi dhe shprese, por u kthye në një detyrim moral besimor dhe qytetar për dëshmimin e humanizmit, për modelin e madh të islamit, për të cilin ka nevojë shoqëria jonë shqiptare, sidomos në këto raste të papritura dhe të dhimbshme, të padëshiruar në mesin tonë.Më 2 janar të këtij viti, Dy vëllezrit, Skender dhe Abdullah Shkami përkatësisht 50 dhe  61 vjeç u qëlluan me breshëri kallashnikovi në fhstatin Drisht nga bashkëfshatari i tyre Aleksander Dushaj, i cili u vetëdorëzua pas dy ditësh në policinë e Tiranës.