Protesta për rrugën, banorët: U la në mes dhe nuk u shpronësuam
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2016, 17:20
Banorë të fshatit Kraps të Njësisë Administrative Portëz për afro një orë kanë bllokuar segmentin Fier-Plyk-Ballsh duke protestuar për rrugën, që sipas tyre firma që ka kryer punimet e ka lënë pa shtruar.Sipas Banorëve, për rikonstruksionin e rrugës u janë prishur dhe muret rrethuese, dhe u është marrë tokë pa i shpronësuar.Nga ana tjetër banoret thonë se rruga është ndërtuar pa zbatuuar parametrat teknikë, duke sjellë përmbytje dhe daljen e ujërave të zeza në sipërfaqe në rast reshjesh.Në mbështetje të protestës së banorëve ka qenë dhe Partia Demokratike e Fierit.