Drejtoria Arsimore Lezhë: Testi i MAS jo përcaktues

Përcaktimi i Lezhës, ndër qarqet e fundit për rezultate gjatë testit të zhvilluar me klasat e treta dhe të pesta nga ministria e Arsimit është kundërshtuar nga drejtori i arsimit Bardhok Pulaj. Sipas tij sistemi arsimor shqiptar është i tillë që ka prerje gjithandej dhe nuk mund të flitet për të parë apo të fundit.Bardhok Pulaj, Drejtor i Arsimit në Lezhë: Brenda një testi nuk është, nuk mund të përfshihet puna. Unë nuk e di çfarë renditja ka të parë, të dytë dhe të tretë, por në Lezhë si në të gjithë Shqipërinë ka nxënës të mirë dhe të keq. Kjo renditje nuk është se më tregon atë dobësi që ka sistemi arsimor në Lezhë sepse nuk ka dobësi apo arritje më të mëdha. Në Lezhë cdo ditë e më shumë mësuesit dhe nxënësit janë më të angazhuar.Deklarata e drejtorit te arsimit ne Lezhë Bardhok Pulaj u be nga gjimnazi i qytetit te Lezhes, ku ishte i pranishem ne orën e letërsisë dedikuar shkrimtarit me famë botërore Ismail Kadare.