Rezoluta për Kosovën në KiE, PD: Edi Rama injoron interesat kombëtare

Miratimi në Këshillin e Europës, i rezoltutës   që i jep UNMIK-ut kompetenca shtesë në marrëdhëniet me Institucionet  Kosovare,  ka bërë që Partia Demokratike të  fajësojë mazhorancën.Drejtuesi i Departamentit për Politikën e Jashtme, Kreshnik Çollaku,  akuzoi zëvendës-Presidenten e Asamblesë Parlamentare të Këshillit Europës, deputetetn Docialiste Valentine Leskaj,  se tregoi papërgjegjshmëri duke mos lobuar dhe koordinuar punën,  çka i dha mundësi Serbisë që të miratojë amendamentet kundër Kosovës.Çollaku: Amendamentet e Serbisë mund të ishin rrëzuar nëse zëvendës-Presidentja e Asamblesë Parlamentare të KiE  të kishte pergjegjësinë e pjesmarrjes në komitetin politik, aq më tepër që perfaqesuesi i Shqipërisë është edhe më i domosdoshëm në mungesë të përfaqësimit të Kosoves.Në këto kushte, duhej të kishte një reagim të shpejtë të diplomacisë dhe një koordinim me Prishtinën zyrtare.Leskaj mesa duket ka qënë e zënë me tenderat dhe koncesionet e djemve të saj dhe nuk ka pasur kohë të ishte në komitetin politik.Por në një reagim Valentina Leskaj tha se rezoluta nuk dëmton Kosovën, përkundrazi nënvizon ngritjen e nivelit të marrëdhënieve të Këshillit të Europës me Kosovën dhe formatit të delegacionit që do të përfaqësojë atë në asamble.Leskaj: Byroja e Asamblesë së Këshillit të Europës, ku unë bëj pjesë, mori vendimet përkatëse për ngritjen e nivelit të marrëdhënieve të KiE me Kosovën. Ky zhvillim pozitiv për Kosovën, e cila është në një proces anëtarësimi n ë organizmat ndërkombëtare, nuk mund të zbehet e as të shtrembërohet nga interesa të politikës së ditës.Po ashtu Leskaj nënvizon se PS ka shprehur mbëshetje të vazhdueshme për Kosovën  edhe me votën e shprehur në Asamble.Ndërsa përfaqësuesit e të djathtës sipas saj, si në shprehjen e opinioneve, ashtu edhe në votimin ndaj rezolutës nuk përkuan me qëndrimin e delegacionit të Shqipërisë dhe të Kosovës.