Djegia e barakave të romëve, bashkia nis punën, do të vendosë kontinerë
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pastrimin e vendit në zonën e Shkozës ku një ditë më parë u dogjën 10 barake të komuniteti romë. Autoritet e bashkisë po mbledhin të dhënat për ti përfshirë këto familje në programe sociale. Vetë banorët e këtij komuniteti përkrahin mundësinë e strehimit me kontinerë ndërsa kërkojnë ushqim në pamundësi për të siguruar atë.Punonjesit e ndërrmarrjes nr 2 të bashkisë së Tiranës po pastrojnë vendin ku baraket e familjeve rome u shkrumbuan një ditë më parë. Drejtoria e Strehimit po mbledh të dhënat e këtyre familjarëve për të parë mundësinë e përfshirejes së tyre në programe sociale, megjithëse, situata është e vështirë për shkak të djegies së dokumenteve të identitetit dhe pamundësisë për të verifikuar të dhënat e plota që do të deklarojnë banorët.Vetë familjet rome kërkojnë ushqim pasi kanë kaluar natën në qiell të hapur dhe nuk kanë mundësi të blejnë ushqim.Në Shkozë jetojnë rreth 60 familje rome të vendosura në këtë zonë që prej 20 viteve. Prioritet strehimi në kontinier bashkia do ti jap atyre familjeve që nuk kanë më një barake ndërsa do të shihet mundësia nëpërmjet projekeve pilote për ti strehua në rulota.
/Oranews.tv/