Rikthehet mesatarja për pranimet në Universitete, nuk ka konkurs
Mesatarja do të jetë kusht i maturantëve për tu pranuar në Universitet. Mesatarja dysheme e shkollës së mesme do të vendoset nga qeveria ndërsa fakultetet do të pranojnë studentët që kanë mesatare të lëndëve specifike sipas programeve të tyre.Pas mbledhjes së senatit rektori i UT, Dhori Kule sqaron kriteret e reja të pranimeve.Dhori Kule: Qeveria vendos mesataren dysheme, është kompetencë e saj. Nuk e ka detyrim të konsultohet me askënd. 50% të vlerësimit e ka nota mesatare e shkollës së mesme, 50% të vlerësimit e ka mesataraj e gruplëndëve në mënyrë specifike sipas drejtimeve që ka UT.Në kriteret e reja nuk përfshihet konkursi.Dhori Kule: Nuk ka konkurse, pra cdo zë që mund të përcillet në emër të konkurseve, konkurset as i ka diskutuar dhe as i diskutojmë.Ata që diplomohen me një mesatare të ulët të vetme mundësi për të qenë në tregun e punës me një diplomë do të kenë shkollat profesionale.