Blushi gati të sfidojë Ramën për kreun PS: E drejtoj më mirë. 21 Janari pabesi

Nuk ka më asnjë dyshim. Deputeti më kritik i PS-së, Ben Blushi është gati të vihet përballë Edi Ramës për tu zgjedhur si kryetari i kësaj force politike nëse do të ketë zgjedhje dhe të jenë të drejta gjatë kongresit të marsit.Sepse "mendoj se këtë punë e bëj më mirë se Edi Rama. E bëj partinë të hapur, e kolegjiale”, u shpreh BlushiKjo parti e drejtuar nga Edi Rama në këto 3 vjet nuk ka demokraci, ka kryetarë banditë nëpër degë, ka njerëz nga shekulli i kaluar që kanë zaptuar jugun. Unë konkurroj se mendoj që e drejtoj PS më mirë se Edi Rama, E bëj më kolegjiale, më të hapur, një parti që nuk fut banditë dhe nuk zëvendëson ata që lexojnë me ata që kanë armë sepse kjo po ndodh. Shumë njerëz më thonë për ca e bën ti këtë? Unë e bëj këtë për njerëzit, e bëj këtë për të gjithë, e bëj se besoj që mund ta drejtoj PS më mirë se Edi Rama, ta bëj një parti demokratike, të hapur, kolegjiale dhe një parti të majtë sepse nuk është ashtu sot”Po për një platformë?"Kërkoj të ketë zgjedhje me parimin një anëtar nje votë. Nëse nuk ka zgjedhje cfarë platforme doni nga unë?! Kam arsye të them se jo vetëm nuk është e majtë por është kaotike konfuze" u tha Blushi panelit të gazetarëve të ftuar mbrëmjen e sotme në Top Story, të gazetarit Sokol Balla.Blushi: Kam te dhena se anetaresia e Partise Socialiste po trukohet" Kërkoj garanci të ketë zgjedhjë të drejta. Të mos fusë vartësit e vet të votojnë për të. Një proces të drejtë delegatësh. PS duhet të ketë një datë zgjedhjesh. Edhe karnavalet kanë një datë. Kam të dhëna se anëtaresia e Partisë Socialiste po trukohet. Nëse Edi Rama fiton në një garë të ndershme, atëherë do ta respektojë atë vendim  të anëtarësisë dhe do të vazhdojë të qëndrojë në PS.Blushi është kundër Ramës si kryetar i PS apo si kryeministër?"Për cilësinë e qeverisjes jam shumë, shumë, shumë i zhgënjyer. Vendimet që janë marrë kohët e fundit në Parlament janë tërësisht personale"  Të gjitha koncesionet. Qeverisja nuk ka qenë e drejtë në asnjë ditë. Kjo qeverisje është e pandjeshme. Në gjithë qeverisje nuk kemi bërë aq sa duhet për të varfërit. Po si mund të bëjmë për të varfërit kur partia ka ose banditë ose të pasur.  Në grupin tonë parlamentar janë 10 me të pasurit në Shqipëri. Pse vijnë keta në PS?   A ka mundësi një fëmijë sot  i varfër të bëhet deputët i PS? Jo!Rama nuk është më ai që kam mbështetur në 2003- 2005. Kam filluar të kem shumë dyshime për Edi Ramën si intelektual. Pyetja është: Si ka mundësi që harxhon shumë kohe me njerëz që merrën me krime. Nuk kam parë të fusë një piktor apo shkrimtar në parlament. Kam filluar të dyshoj nëse ka shijet e duhura apo joNëse do të fitojë a do të bëjë prishje të koalicionit me Metën e kriminalizuar?Ben Blushi:“Edi Rama është përgjegjës se nuk po gjen dot ekuilibrin e duhur. Ky koalicion po prodhon pushtet, por jo reforma. Nëse do zgjidhem këtë koalicion do ta përmirësoj, do ta bëj më funksionalLigji per dekriminalizimin kaloi per neBen Blushi: Jemi partia e parë në Europë që perëndimi na ka thënë dekriminalizoheni, sepse ligji kaloi për ne. Por si hynë banditët në Partinë Socialiste? Si hynë këta? Asnjëri nuk hyri vetë, i futi mungesa e demokracisë brenda partisë”.Lista e deputeteve te 2013, Rama nuk ben zgjedhjeBlushi foli edhe për një “përplasje” me Edi Ramën për listën e deputetëve në Qarkun e Elbasanit në vitin 2013, ku deputeti socialist e kryesonte atë.Ben Blushi: “Një nga gjashtë deputetët që votuan Bamirin si president në 2007-n, Rama më tha të fusim në listë ta bëjmë deputet. Unë i thashë jo. Unë refuzova, por e dini ku është ky njeri sot? Është sot kryetar i Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit. Unë këtë nuk e kam bërë, se kam pranuar dhe nuk e pranoj ta bëj. Unë nuk votoj për Saliun, Rama bën koalicion me banditë. Rama nuk bën zgjedhje sepse Edi Rama nuk do metër, nuk do votimet se ato tregojnë sa veta të mbështesin dhe sa jo”Per 21 Janarin" Nuk harroj dy gjëra, ai që i vrau, Berisha i vrau ata në pabesi, i vrau në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me çdo normë morale. Kjo nuk diskutohet. Por atë ditë Edi Rama i thirri njerëzit në protestë dhe iku. Nëse nuk do të ikte, por do kishte dalë në ballë të protestës, ata të katërt nuk do ishin vrarë. Pra nëse unë thërras njerëzit në protestë, edhe sikur ta di që para meje ka armë, do dal vetë i pari. Edi Rama shkoi e u fut në zyrë, pse i la ata në rrugë. Sikur të gjithë ne të ishim me pushkatarëve e të pushkatuarve nuk do kishim vrasje. Garda s'do qëllonte. Unë s'do ta kisha bërë kurrë. Kjo ishte pabesi.Edi Rama mblodhi në kryeministri familjet e viktimave. Kur ka vaki miku shkon aty  ku është, dhe jo kundërta.  Ky është një model politik që unë e refuzoj ta bëj.  Nuk shkon tek puna por e bën që të dalë mirë në tv. Edi Rama ka një gjë. Shet gjëra që nuk i bën  dot dhe gjëra që nuk shiten,  kështu shiti dhe 21 Janarin/sg/Oranews.tv/