AP e Këshillit të Europës rezolutë për Kosovën, forcohet roli i UNMIK

 Kosova ka pësuar një tjetër humbje në planin diplomatik ku Asambleja e Këshillit të Europës miratoi një rezolutë për Kosovën me amendime të propozuara nga Serbia.  Amendimet forcojnë rolit e UNMIK në Kosovë. Kosova dështoi përballë Serbisë në Këshillin e Europës.  Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, miratoi një rezolutë ku përfshihen tre amendamente të Serbisë të cilat përforcojnë rolin e UNMIK në Kosovë.Rezoluta rikthen disa prej standardeve të para pavarësisë së Kosovës, i jep UNMIK kompetenca shtesë në marrëdhëniet me organizmat si INTERPOL dhe EUROPOL, të cilat u miratuan vetëm me një votë diferencë, pasi më parë asambleja e KIE rrëzoi një tentativë të delegacionit shqiptar për  ti bllokuar. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi duke folur për Ora News tha se amendamentet e Serbisë mund të ishin rrëzuar  nëse delegacioni shqiptar mund të kishte vepruar më herët dhe të ishte koordinuar me Prishtinën zyrtare.Rezoluta ka të përfshira disa amendamente të bëra më herët në dhjetor në Komitetin Politik, nga delegacioni serb. Nëse do të kishin qenë aty, ndoshta debati do kishte quar në mosmiratimin e këtyre amendamenteve, apo në përmirësime.Ndërsa Valentina Leskaj e cila mban dhe postin e zv/ Presidentes së Asamblesë Parlamentare të KIE tha se rezoluta në tërësi është pozitive duke afruar Kosovën më pranë BE.Duke folur për Ora News Leskaj rrëzoi dhe akuzat e ngritura ndaj saj në Parlament duke deklaruar se bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës ka qenë i fortë.Valentina Leskaj: Kemi përcaktuar një strategji dhe kemi vazhduar bashkëpunimin deri në momentin kur po flasim bashkë. Kemi qenë non stop bashkëpunim. Madje po ju them dhe amendamentet i kemi bërë bashkë.Rezoluta është humbja e dytë diplomatike e Kosovës përballë Serbisë pasi më parë dështoi anëtarësimin në UNSESKOmentare e Këshillit të Evropës miratoi me 110 vota rezolutën “Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Evropës” informoi VOA./Oranews.tv/