Kompania Albtelecom vendos antena me rrezatim pranë një shkolle

Kompania Albtelecom ka vendosur një antenë me rrezatim të lartë në një zonë të banuar dhe pranë një shkolle. Denoncimi vjen nga qyetarët ndërkohë që shteti vuan nga mungesa e aparaturave për matjen e rrezatimeve.Kjo është rruga “Ali Baushi” në kryeqytet, ndërsa kjo është shkolla 9 vjecare “Xhezmi Delli”. Pikërisht në mes të  pallateve ku  banojnë qindra persona dhe fare pranë ambienteve të shkollës, Kompania “Albtelekom” ka ngritur antenat e saj.Të ndodhur perballë kësaj situate banorët iu drejtuan Channel One për të paraqitur shqetësimet e tyre.“4 persona me kancer, përfshirë edhe gruan time. Janë këto antenat e këtyre (Albetelkom-it). Nuk na përkrahë njeri. Këto antena të hiqen dhe të vendosen jashtë qytetit.” – shprehet një qytetar.“Ne kemi shumë probleme, na dhëmbin gjunjët, na dhëmbin kockat, nuk kemi fuqi. Duhet të verë dorë qeveria dhe ju të medias duhet të reagoni që kjo antenë të iki një orë e më parë. Mos të mblidhemi si lagje apo si komunitet dhe të dalim e të bëjmë protesta.” – shprehet një tjetër banor.“Kjo duhet të hiqet sepse dëmton fëmijët, i bën me dhimbje koke. Se këtu është shumë afër fëmijëve” – shpreh shqetësimin një tjetër qytetar.Përveç alarmit të ngritur nga vetë banorët, situata bëhet edhe më shumë dramatike pasi në vendin tonë nuk ka aparatura për të bërë monitorimin e këtyre antenave, fakt ky i pranuar edhe nga Rustem Paci, kryetar i Zyrës për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jojonizues.“Ne kemi bërë presinonin tonë për blerjen e këtyre pajisjeve. Deri në këto momente që flasim, zyra e mbrojtjes nga rezatimet nuk disponon pajisje për verifikimin në terren të këtyre antenave” – deklaron Rustem Paci.Mungesa e pajisjeve për të bërë monitorimin  e këtyre antenave vazhdon të krijojë panik dhe pasiguri te qytetarët.Edhe pse drejtuesit e Zyrës për Mbrojtjen nga Rrezatimi  krenohen me faktin se vlerat e lejuara të rrezatimit kanë parametrat e vendeve të BE-së, ata  “ngrenë duart lart” kur bëhet fjala për monitorimin e këtyre antenave, pasi nuk dihet ende kur do të jepet fondi për  pajisjen me këto aparatura.