Nxënësit e klasave të pesta dhe të treta nën nivelin mesatar të njohurive

60% e nxënësve të klasave të 5-ta dhe 43% e nxënësve të klasave të 3-ta zotërojnë njohuri nën nivelin mesatar. Ky është rezultati i testimit realizuar në nivel kombëtar nga Agjencia Kombëtare e provimeve ku vetëm 1% e nxënësve të klasës së 5-të dhe të 3 kanë arritur të marrin pikët mesatare.Testimi është kryer në lëndët Gjuhë Shqipe, Matematikë, Dituri Natyre dhe Edukatë Shoqërore.Rezana Vrapi, drejtore e AKP-së: Femrat e kanë më të pakët përqindjen në nivelin zero dhe e rëndësishme është që niveli më i lartë që është mbi 70% është kapur afërsisht te 1% e popullatës.Këto rezultate kanë shqetësuar ministrinë e Arsimit që do të nisë një analizë të thellë të mësuesve, të drejtuesve të shkollave, drejtorive rajonale për të parë arsyet e nivelit kaq të ulët të nxënies së dijeve.Lindita Nikolla, ministre e Arsimit: Raportimet publike janë përgjegjësia e re për të mësuar një të ardhme të ndryshuar, për të parë se kush është përgjegjës, cili mësues, cili drejtues, cili institute, cili punonjës i Ministrisë së Arsimit? Ministrja vetë nuk ka mundësuar që këtë nxënës të kenë arritjet që meritojnë, flasim për arsimin bazë.Risi është në këtë raport se rezultatet më të mira kanë arritur nxësnit në shkollat private krahasuar me ata që mësojnë në shkollat publike. Në nivel qarku, rezultate më të mira kanë patur Berati, Dibra dhe Shkodra.Ndërsa më të ulta kanë rezultuar nxënësit në Lezhë dhe në Kukës. Raporti nënvizon se nxënësit shfaqin problem në aftësinë e të kutpuarit, aftësinë e të shprehurit, mësuesit riprodhojnë tekstin dhe nuk shkojnë në shembuj më konkretë. Problematikë mbetet edhe shkrimi me gabime i Gjuhës Shqipe.