Drogë në Greqi përmes Shqipërisë, arrestohet malazezi me 53 kg kanabis
53 kilograme kanabis që ishte fshehur në shasinë e një mjete u sekuestruar në pikën kufitare të Kapshticës.Droga vinte nga Mali i Zi dhe përmes Shqipërisë do të kalonte në Greqi. Policia bëri të mundur ndalimin e shtetasit malazez Dragoyub Konatar, 46 vjeç.Lënda narkotike ishte e ndarë në 49 pako dhe kishte destinacion shtetin helen. “Arrestimi i tij u bë pasi, dje në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në dalje te Republikës së Shqipërisë, gjatë procesit të skanimit, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip furgon, të markës “Wolsvagen”, me targë BP AE 066, në karrocerinë e këtij automjeti , në një vend të përshtatur, janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale :49 (dyzetë e nëntë) pako, të mbështjella me natriban transparent, me një peshë totale 53 Kg, me bimë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva”. Policia ka sekuestruar gjithashtu mjetin me të cilin transportohej droga, 1 aparat telefonik celular, si edhe 200 euro.Materialet i kaluan, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për Krimet e Rënda në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.[caption id="attachment_664517" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_664518" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_664519" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_664516" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Droga e sekuestruar[/caption]