Rikonstruksioni i rrugës në Blinisht, banorët marrin përsipër aksionin
Në mungesë të fondeve që do të mundësonin ndërhyrjen për rikonstruksionin e rrugës hyrëse të fshatit të tyre, banoret e Blinishtit në Lezhë e kanë marrë përsiper vetë këtë aksion.Banor: “Mendoj që ta bëjmë diçka për së mbari që të shtrojmë këtë rrugë.”Banor: “Tani nuk lihemi pas dore, çdo nevojë që kemi edhe për një thes mielli, po të shkojmë te puna, e kemi të gatshme.”Banor: “Me punë vullnetare. Është model në të gjithë zonën, në të gjithë Zadrimën.Është karakteristike e këtij fshati për të bërë njëri për tjetrin."Për të kryer këto punime,Administratori i Blinishtit Sokol Luku thotë se pati edhe mbështetjen e biznesit privat që mundësuan materialet për shtrimin e rrugës.Sokol Luku: “ I bëmë thirrje banorëve, ata u solidarizuan dhe e shihni vetë që po vazhdon puna.Kjo nuk është zgjidhje por duke e parë edhe ne situatën, vendosëm që ta bënim vetë këtë punë."Këta të rinj vullnetar që po ndërhyjnë për rehabilitimin e rrugës së fshatit të tyre janë të bindur se kjo ishte e nevojshme.Janë rreth 1 km rrugë në të cilën po ndërhyhet nga banoret e Blinishtit për zgjerimin dhe eleminimin e gropave të hapura prej kohësh në këtë segment./Oranews.tv/