Moisiu: Kemi aleancë politikë-drejtësi për të fshehur korrupsionin

Shoqeria Civile është mbledhur në një tryezë për të diskutuar mbi Reformën në Drejtësi. Ish-Presideneti Alfred Moisiu,  tha se reforma është e domosdoshme  për vendin për të krijuar  një demokraci reale.  Moisiu tha se pengesat dhe mosmarrëveshjet, dëshmojnë se politika nuk heq dorë lehtë nga kapja e sistemit.Moisiu: "Edhe gjyqtarët, edhe prokurorët janë mësuar tani me këtë mënyrë që e dinë se mbështeti politikanët, nxirri ata të pafajshëm që të marrësh promovimin e duhur. Pra është bërë një aleancë qoftë e fshehtë, qoftë e hapur që ka çuar këtu ku jemi."Ish Presidenti, Moisiu tha se  Shqipëria vuan nga pandëshkueshmëriaMoisiu:"Shikojmë se kush vjedh 1 mijë, 2 mijë menjëherë i vënë prangat. Mirë bëjnë. Ata që abuzojnë me miliona, me miliarda ata janë më të paprekshëm nga të gjithë."Përfaqësuesit e  Shoqerisë Civile vlerësuan  eksprtizen dhe mbështetjen ndërkombëtare për reformën në drejtësi, ndërsa kërkuan nga poltika shqiptare që të anagazhohet për ta përmbyllur sa më shpejt këtë reformë.