Dita e Holokaustit, Bushati: Do e përfshijmë në kurrikulat e shqiptarëve

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka deklaruar se përkujtimi i ngjarjeve të holokaustit do të jenë pjesë e kurrikulave shkollore.  Gjatë ceremonisë përkujtimore të ditës ndërkombëtare të holokaustit kryediplomati vuri theksin tek roli që ka luajtur Shqipëria në strehimin e hebrejve.Bushati: Sfida jonë është sesi këtë histori tja transmetojmë brezave dhe gjeneratave të reja dhe kjo është një nga arsyet që gjatë vizitës tonë në Izrael ne firmosëm sëbashku një program që do të mundësojnë përfshirjen e kësaj historie në kurrikulat e arsimit.Duke u ndalur tek bashkëjetesa fetare ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi tha se kjo vlerë duhet të përcohet brez pas brezi.Ndërsa shembulli shqiptar i shpëtimit të hebrejve u përshëndet edhe nga ambasadori i Izraelit Boas Rotkin.Klosi: Të kemi mundësinë që këtë vlerën tonë ta promovojmë si një nga vlerat më të mira që historia na ka dhënë dhe brezat që jetojnë po e trashëgojnë në mënyrë sa më të kulturuar.Boaz Rodkin: Pas pushtimit gjerman në vitin 1943 popullsia shqiptare në një akt të jashtëzakonshëm nuk pranoi të pajtohej me urdhërat e okupatorit për të dorëzuar hebrenjtë të cilët jetonin brenda kufijve të vendit, madje u kthyen në një vend të shenjtë për refugjatët hebrenj që kishin ardhur në Shqipëri.Ndërsa ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti zgjidhi të rrëfejë historinë e familjes së tij që ka strehur hebrenj gjatë holokaustit.Panariti: Familja ime modestisht ka bërë atë që duhet të bënin të gjitha familjet shqiptare. Për këtë ndihem krenarë, jemi krenarë që populli shqiptare dha kontributin për të shpëtuar nga nazistët një popull martir.