Qyteti më i ftohtë dhe më i vetmuar në botë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2016, 17:04
Temperatura në këtë vend mund të arrijë deri në minus 55 gradë celcius dhe cilësohet nga vendet më të vetmuar në botë. Bëhet fjalë për qytetin në pjesën veriore të Siberisë, Norilsk, i cili ndodhet vetëm 25 milje larg rrethit Arktik. Periudha e ftohtë në këtë qytet zgjat 280 ditë nga 365 dhe dy muaj ai pushtohet totalisht nga errësira.