Bashkia, 2 mln $ për rikualifikimin e bllokut urban në Njësinë Administrative nr. 11
2 milionë dollarë ka investuar bashkia e Tiranës për rikualifikimin e bllokut urban në Njësinë Administrative nr. 11, nga i cili përfitojnë 9 mijë banorë.I pranishëm në inspektimin e punimeve kryebashkiaku Veliaj beri me dije se do të vijojë puna për pajisjen e kësaj zone edhe me infrastrukturë sociale, duke premtuar se investime të tilla do të ketë edhe në zonat informale jashtë qendrës së Tiranës.Veliaj: Me buxhetin modest që ka Bashkia e Tiranës nuk mund të përballojë nevojat në rritje të një qyteti që është pesëfishuar në dy dekadat e fundit dhe 25 - fishuar si territor vetëm me reformën e re administrativePër të shmangur situatën e përmbytjeve në një nga zonat më problematike në kryeqytet sic është bregu i Lumit Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se puna për administrimin e situatë dhe rritjen e cilësisë së jetës në këtë zonë po vijon me intesitet.Veliaj: Jemi duke vijuar punimet në zonën e Bregut të Lumit, për të forcuar të dy anët e lumit, me qëllim për të shmangur përmbytjet e së kaluarës. Duke kryer investime të tilla, i tregojmë çdo qytetari që ato pak taksa modeste që paguan për Bashkinë e Tiranës po i administrojmë me korrektesë dhe po rrisim ndjeshëm cilësinë e jetës në këtë zonë.Kryetari Veliaj në fjalën e tij vuri në dukje se për herë të parë ka një koncept të ri, ku për të kryer punimet në zonë janë punësuar njerëz nga vetë zona.